Lifestyle

Studimi: Lumturia blihet me para dhe kushton 500 mijë dollarë në vit

Autori: Gazeta inFokus 10:46 | 26 May 2023

Po, paraja mund të blejë lumturinë, thotë një studim i fundit i cili i ka ndarë njerëzit në dy grupe, sepse jo çdokush e beson se lumturia varet nga mirëqenia ekonomike.

Por hulumtimi tregon se lumturia përmirësohet me fitime më të larta. Sipas një raporti në Washington Post, të kryer nga Daniel Kahneman, një ekonomist fitues i çmimit Nobel, dhe Matthew Killingsworth, nga Universiteti Princeton dhe Universiteti i Pensilvanisë, të dhënat e fundit bien ndesh me një studim të vitit 2010 që thoshte se paratë mund të rrisin lumturinë deri në një pikë dhe do duheshin rreth 75,000 dollarë fitime vjetore.

Kahneman ishte një nga dy autorët e studimit të mëparshëm, i cili u bë aq i popullarizuar sa një themelues i kompanisë së kartave të kreditit rriti pagat minimale të punonjësve të tij në 70,000 dollarë, duke shkurtuar pagën e tij për ta bërë këtë.

-Advertisement-

Studimi i ri është publikuar në Proceedings of the National Academy of Sciences. Dy studiuesit anketuan 33,391 njerëz në SHBA të moshës nga 18 deri në 65 vjeç. Këta njerëz kishin të ardhura shtëpiake prej të paktën 10,000 dollarë në vit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation
-Advertisement-

Të tjera