Studimi i BE-së: Rrjetet mafioze të Ballkanit Perëndimor, rol kryesor në tregtinë e drogës
Autori: Gazeta inFokus 22:57 | 21 November 2022
Rrjetet kriminale të Ballkanit Perëndimor janë bërë aktorët kryesorë të tregjeve të drogës në rajon dhe BE, thuhet në një raport të agjencisë së Bashkimit Evropian për drogën (EMCDDA).
Raporti sqaron se, pozicioni strategjik i vendeve si Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Serbia, Bosnja dhe Hercegovina si dhe Kosova, e shoqëruar me kërkesën e lartë për drogë, veçanërisht në Bashkimin Evropian dhe Turqi, kanë përshpejtuar operacionet e grupeve kriminale.
“Disa vende të BE-së gjenden në rrugët e trafikimit që kalojnë përmes Ballkanit Perëndimor përpara se të kthehesh në BE. Kjo do të thotë se flukset e trafikimit mund të jenë komplekse”, thuhet në raportin në fjalë i cili është pjesë e një studimi më të madh rajonal të kryer mes viteve 2019 dhe 2022.
Komunitetet e shumta në vendet e BE-së, po ashtu ofrojnë një grup individësh që mund të shfrytëzohen ose rekrutohen nga këto rrjete, thuhet në raport.
Agjencia e BE-së kundër drogës, EMCDDA, raportoi lidhur me veprimtarinë e grupeve nga Ballkani Perëndimor në Belgjikë dhe Holandë, ku portet si Antwerp-i dhe Roterdam-i luajnë një rol të rëndësishëm tek trafiku i drogës në BE.
Sipas agjencisë EMCDDA, rrjetet ballkanike të drogës kanë interesa të mëdha në vende si Gjermania, Italia, Spanja, Zvicra dhe Mbretëria e Bashkuar kur flitet për tregjet e kokainës, heroinës dhe kanabisit.
Këto rrjete kanë vënë në përdorim teknologjinë e fundit për të përmirësuar efikasitetin e prodhimit të drogës, trafikimin dhe pastrimin e parave, thuhet në raport.
Këtu përfshihen pajisjet komplekse për kultivim në mjedise të brendshme, përdorimin e dronëve, shfrytëzimin e monedhave dixhitale dhe komunikimet e koduara.
Si Ballkani Perëndimor ashtu edhe vendet e BE-së shërbejnë si strehë për kriminelët që fshihen nga grupet rivale kriminale ose nga organet e zbatimit të ligjit.
“Anëtarët e rrjeteve kriminale italiane dhe turke raportohet se i shmangen drejtësisë duke u vendosur në Ballkanin Perëndimor, ndërsa organizatat kriminale ruse mendohet se janë të përfshira në aktivitete të pastrimit të parave përgjatë vijës bregdetare të rajonit”, tha agjencia e BE-së kundër drogës, EMCDDA./VOA
Të tjera
-
Marrëveshja 90 milionëshe me BB, Hoti: E pakuptimtë që buxheti të mbahet në llogarinë e Qeverisë në BQK, e të merret kredi
Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka njoft...
-
Bajrami-pushtetit: Pas 9 shkurtit, disa do të shkojnë në shtëpi, e disa drejtësia do t’i çojë në Dubravë
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami u ka reaguar sëri...
-
Arrestohen dy persona në Podujevë, iu gjetën rreth 50 qese me mạriụhanë
Janë arrestuar dy të dyshuar në Podujevë, pasi tek të njëjtit janë gjetur dhe...
-
BE-ja miratoi 13 milionë euro ndihmë për Ushtrinë e Maqedonisë së Veriut
Këshilli i BE-së gjatë ditës së djeshme mori vendim për miratimin e ndihmës n...
-
Prindoni, i vetmi zotëri në mesin e zonjave të para në New York
Bashkëshorti i presidentes Vjosa Osmani, Prindon Sadriu është në New York, at...
-
Tentoi të sụlmọnte një person në Obiliq, arrestohet një burrë
Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë në Obiliq, nën dyshimin se ka tentua...
-
Haradinaj: Mafia energjetike merr nga Kurti mbi 365 milionë euro për dy vjet
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thën...
-
Mbi 2 mijë e 500 gjoba trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
2 mijë e 535 gjoba trafiku janë shqiptuar në 24 orët e fundit në vendin tonë....
-
Shtrëngim duarsh mes Osmanit dhe Bidenit, me liderët tjerë mori pjesë në samitin për Ukrainën
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e cila po qëndron në Amerikë këto ditë, m...
-
Gjendet në Klinë vetura me targa të Zvicrës që po kërkohej nga Interpoli
Është gjetur në Klinë një veturë me targa të Zvicrës, e cila ishte e vendosur...
-
Kurti kujton mạsạkrën e Abrisë: Njëra nga krimet më mizore të Serbisë, askush nuk është dënuar
Kryeministri Albin Kurti ka kujtuar masakrën e Abrisë së Epërme të Drenasit, ...
-
Borrell pret në takim liderët e Ballkanit Perëndimor, krah tij qëndron Osmani
Kryediplomati i Bashkimit Evropian, Josep Borrel ka pritur liderët e Ballkani...