Haradinaj: Mafia energjetike merr nga Kurti mbi 365 milionë euro për dy vjet
Autori: Gazeta inFokus 09:44 | 26 September 2024
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se kryeministri Kurti e ka detyruar Kompaninë Amerikane të tërhiqej nga Kosova C sepse iu duk çmimi prej 80€ tepër i lartë.
Haradinaj ka thënë se për dy vjet mesatarja e pagesës ditore për mafinë energjetike është hiç më pak se 500.000 euro në ditë.
“E anuluan projektin Amerikan të gazit.
E detyruan Kompaninë Amerikane të tërhiqej nga Kosova C sepse iu duk çmimi prej 80€ tepër i lartë. U mbështetën tek mafia energjetike e Rajonit që dihet se nga kush udhëhiqet dhe paguajtën veç për dy vjet (2022 dhe 2023), hiç më pak se 365,706,835.9€ para të Kosovës. Në krahasim me dy vitet 2018 dhe 2019 kjo është afër 4.5 herë më shumë apo 282€ milionë më shumë nga koha sa kemi importuar në kohën kur unë isha Kryeministër. Me të vërtetë tronditëse e dhëna se për dy vjet mesatarja e pagesës ditore për mafinë energjetike është hiç më pak se 500.000 euro në ditë. Këto janë të dhëna nga raporti i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë Elektrike të Kosovës, për vitin 2023”, ka thënë Haradinaj.
Haradinaj ka shtuar se qeveria Kurti i ka shërbyer mafisë energjetike.
“Më shanë e më fyen sepse deshta që Kosova C të prodhonte rrymë me çmim prej 83€. E morën pushtetin dhe blejtën rrymë në vitin 2022 me çmim mesatar prej 268.82€ dhe në vitin 2023 prej 129€. I shërbyen jo shtetit të Kosovës dhe popullit të saj por mafisë energjetike. Figurat kryesore të VV-së po i heton Prokuroria dhe do të hetojë dhe gjejë gjithçka, por një dihet; se ky është krim që i është bërë këtij vendi dhe askush nuk duhet të shkojë në përgjegjësi para Kryeministrit aktual të Kosovës. Krenohej nga foltorja e Parlamentit “se ka ç’montuar Contour Globalin”, po del se ka dashtë ta ç’montojë popullin e vet”, është shprehur Haradinaj.
Të tjera
-
Aliu nga IHMK: Nuk pritet të kemi vërshime – java e ardhshme me mot deri në 24 gradë
Reshjet që kanë nisur gjatë ditës së sotme në territorin e Kosovës, nuk prite...
-
Shirat e rrëmbyeshëm në Shqipëri, detyrojnë 30 familje të evakuohen
Shirat e mëdha kanë shkaktuar përmbytje në disa pjesë të Shqipërisë jugore të...
-
Përmbytjet në Bosnje, Begaj solidarizohet me qytetarët e prekur nga fatkeqësia
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj është solidarizuar me qytetarët e preku...
-
Raporti i KS-OKB për Kosovën: Prioritet, stabiliteti dhe de-përshkallëzimi në veri
Në raportin gjashtë mujor për Kosovën të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së...
-
Më 30 tetor, KS i OKB-së debaton për Kosovën
Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të debatojë për Kosovën më 30 tetor. Kësh...
-
Abdixhiku me akuzë ndaj kryeministrit: Vuçiqi është i rrezikshëm, e do Kosovën të dobët, këtë po ia mundëson qeveria Kurti
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka thënë se presi...
-
Ulutashi viziton “Sulltan Muratin”, takohet me kontingjentin turk
Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Ozkan Ulutash, ka vizituar kampin “Su...
-
Të paktën 19 të vdẹkur nga përmbytjet në Bosnje
Të paktën 19 njerëz kanë vdekur në Bosnje e Hercegovinë dhe “shumë të tje...
-
Zëdhënësi i Vetëvendosjes: Sot nisi ndërtimi i mbi 200 shtëpive në veri
Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka, ka thënë se sot ka nisur ...
-
Sụlmi në Banjskë, KFOR: Reagimi efektiv i PK-së parandaloi përshkallëzimin
KFOR i është përgjigjur deklaratës së zëvendësministrit të Administrimit të P...
-
Goditet për vdẹkje një këmbësor në rrugën Korçë-Pogradec
Një këmbësor është goditur për vdekje nga një automjet në rrugën Korçë-Pograd...
-
“Se pa fal nuk të njeh kurkush, e unë nuk ndalna”, Njihuni me nënën vetëushqyese nga Istogu që me artin e saj unik krijon këto dekore
Dashurinë dhe pasionin për artin ajo e shpreh në një mënyrë shumë të veçant. ...