Lajme

Prindoni, i vetmi zotëri në mesin e zonjave të para në New York

Autori: Gazeta inFokus 10:02 | 26 September 2024

Bashkëshorti i presidentes Vjosa Osmani, Prindon Sadriu është në New York, atje ku po mbahet Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara.

Si zotëria i parë i Kosovës, ai ishte i vetmi burrë në mesin e shumë zonjave të para të shtetit.

”Pritja e përzemërt dhe e paharrueshme nga Zonja e Parë e SHBA-ve, mikja e Kosovës, dr. Jill Biden, mbetet një nga momentet më të veçanta të takimeve në New York.  Kontributi i familjes Biden për Kosovën është i jashtëzakonshëm, ashtu si janë edhe marrëdhëniet e forta mes dy shteteve tona. Ishte një nder i madh për mua të qëndroja krah saj në fotografinë e fundit familjare, së bashku me zonjat e para nga shtetet e tjera. Po ashtu, ndjeva një privilegj të veçantë që isha ulur në tavolinën kryesore pranë saj, si nikoqire e kësaj ngjarjeje”, shkroi Sadriu në Facebook.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation
-Advertisement-

Të tjera