Studentët kërkojnë liberalizim të vizave dhe trajtim të barabartë nga BE-ja
Autori: Gazeta inFokus 16:50 | 09 May 2022
Në Ditën e Evropës, përmes pankartave “Na trajtoni të barabartë” dhe “Na bëni pjesë të rinisë evropiane”, studentët shfaqën indinjatën dhe pakënaqësinë ndaj Bashkimit Evropian për mos liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.
Omer Kosumi nga Lëvizja studentore “Studim Kritikë Veprim”, tha se Kosova ka përmbushur kriteret dhe BE-ja duhet përmbushur obligimet e veta për heqjen e regjimit të vizave për vendin.
“Qëllimi i këtij aksioni simbolik është për të shprehur zemërimin dhe pakënaqësinë e studentëve lidhur me mos liberalizimin e vizave, si njëra nga kategoritë më të prekura. Ne përmes këtij aksioni simbolik shprehim shqetësimin tonë për diskriminimin e vazhdueshëm dhe mohimin e të drejtës për të studiuar kudo në BE, në krahasim me vendet e tjera anëtare, apo të rajonit të cilët e gëzojnë të drejtë”, tha ai.
Ai shtoi se mungesa e liberalizimit të vizave nënkupton edhe mohim të diversitetit nga BE-ja.
“Mos liberalizimin e vizave për Kosovën nënkupton edhe mohimin e diversitetit, duke ia pamundësuar studentëve të Kosovës të bëhen pjesë e rinisë evropiane me botëkuptime të ndryshme, filozofike, morale, etnike, racore apo akademike dhe intelektuale…Përmes këtij aktiviteti kërkojmë që BE-ja të na trajtojë në mënyrë të barabartë fillimisht dhe pastaj të na ndihmojë në progres duke na bërë pjesë të tyre”, theksoi Kosumi.
Kosova ka plotësuar kriteret e Bashkimit Evropian për liberalizim të vizave në vitin 2018. Dritën e gjelbër e kanë dhënë Parlamenti Evropian dhe Komisioni i Evropian, mirëpo çështja se disa vite ka mbetur në Këshillin e Ministrave të BE-së. Ndër vendet skeptike për liberalizim të vizave për qytetarët e Kosovës janë Franca dhe Holanda.
Të tjera
-
Akuza për korrupsionin në Qeveri, reagon Këshilltari i Kurtit: Për keqardhje, populli i largoi për kapje të shtetit
“Korrupsion serioz qeveritar”, është referimi që një raport i Departamentit t...
-
Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin “objektivat e buta” ruse
Ukraina është gati të marrë një lloj të ri bombe me laser që mund të shkatërr...
-
Fejohet analisti Astrit Gashi, me gazetaren e njohur
Analisti Astrit Gashi i ka dhënë fund beqarisë. Ai ka kurorëzuar dashurinë...
-
IS*S kërcënὁn Shqipërinë dhe Kosovën?
Video-propagandistike, publikuar në rrjetet sociale nga ISIS, ku në mesin e 6...
-
Kurti falënderon deputetët gjermanë për mbështetjen ndaj Kosovës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti së bashku me zëvendësministrin e Punëve t...
-
Osmani pas suksesit të Distrisë: Jashtëzakonisht krenare, në Paris, më e fortë se kurrë
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka reaguar pasi Distria Krasniqi u shpall...
-
Azemi i LDK-së: Nëse zgjedhjet mbahen këtë të diel, fitojmë ne
Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Visar Azemi, në një intervistë në F...
-
Përfundon takimi në Bruksel, Bislimi: Serbia kërkon që strukturat ilegale të financohen deri në krijimin e Asociacionit
Kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, tha pas rundit të ri të dialogut, ...
-
Arrestohet i dyshuari që gjuäjti dhe vräu një person në rrugën “B” në Prishtinë
Policia ka njoftuar se kanë arrestuar personin e dyshuar i cili mbrëmë në orë...
-
Vdekja e dyshimtë e gruas në Spitalin e Vranjës, Kamberi: Mungesa e të punësuarëve shqiptarë, dëshmi e trajtimit të pabarabartë
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ka reaguar lidhur r...
-
Avokatja: Me të thënë “je e bukur”, “je sharmante” – nuk është ngäcmim
Avokatja Fehmije Gashi-Bytyqi ka komentuar disa ngjarje të ndodhura së fundmi...
-
“Shkarkojnë policë që hetojnë akterët e VV-së”, Kica-Xhelili numëron skandalet e Qeverisë Kurti
Doarsa Kica Xhelili, deputete e LDK-së, ka renditur sipas saj dhjetë skandale...