Stresi dhe jetëgjatësia/ Zbuloni sa lodhet zemra nga shqetësimi i vazhdueshëm
Autori: Gazeta inFokus 06:55 | 24 September 2021
Të gjithë stresohemi herë pas here, por ekspertët kanë paralajmëruar se duhet ta kontrollojmë këtë gjendje nëse duam të shmangim sëmundjet vdekjeprurëse.
Studiuesit thonë se ekziston një lidhje e madhe mes mendjes dhe zemrës kur bëhet fjalë për shëndetin dhe mirëqenien. Ndërsa stresi ndikon te të gjithë në mënyra të ndryshme, në raste të rënda stresi mund të çojë në goditje në tru ose sulme në zemër, shkruan “The Sun”.
Ekspertët thonë se niveli i lartë i hormoneve të stresit lidhet me një rrezik më të madh të presionit të lartë të gjakut. Mbi 6,000 njerëz u studiuan dhe u testuan për nivele të ndryshme të hormoneve që kontribuojnë në stres. Nivelet e hormoneve u matën me një test urine 12-orësh gjatë natës.
Pjesëmarrësit më pas u vëzhguan për një periudhë prej 13 vjetësh dhe u monitoruan për zhvillimin e hipertensionit dhe problemeve kardiovaskulare, të tilla si dhimbja në gjoks, nevoja për një procedurë të hapjes së arteries, ose të paturit e një sulmi në zemër ose goditje në tru. Ekspertët më pas analizuan marrëdhënien midis hormoneve të stresit dhe zhvillimit të arteriosklerozës, e cila është një gjendje potencialisht serioze ku arteriet bllokohen me substanca yndyrore.
Ata zbuluan se mesatarisht pas një vëzhgimi gjashtë vjeçar e gjysmë, pacientët hormonet e stresit të të cilëve u dyfishuan kishin deri në 31 për qind më shumë gjasa për të zhvilluar hipertension. Gjatë një periudhe 11-vjeçare, u rrit rreziku me 90 për qind për problemet kardiovaskulare, për shkak të dyfishimit të nivelit të kortizolit. Ekspertët thanë se është e vështirë të studiohet dhe të matet stresi pasi është ‘personal’ dhe ndryshon tek të gjithë
Të tjera
-
Konfiskohet Lamborghini në Prizren, po e ngiste një 11-vjeçar
Gjatë ditës së enjte, gjatë patrullimit policor në fshatin Zhur është hasur n...
-
BE-Qeverisë: Për zbatimin e marrëveshjes për normalizim duhen hapa konkretë, jo veç deklarata
Bashkimi Evropian e ka mirëpritur gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për zbat...
-
Festohet njëvjetori i Zyrës së Këshillit Kombëtar Shqiptar në Novi Pazar
Zyra e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Novi Pazar sot feston një vjetorin e ha...
-
Ushtarët e Kosovës dhe të Shqipërisë ushtrojnë bashkë, synim i FSK-së integrimi në NATO
Në kuadër bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet Forcës së Sigurisë së Kosovës...
-
Konjufca bisedon me delegacionin e Azisë Jugore për njohjen e Kosovës nga vendet mosnjohëse
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, priti në takim delegacionin n...
-
Stano mirëpret deklaratat e qeverisë për zbatim të marrëveshjes, por kërkon veprim
Bashkimi Evropian e ka mirëpritur gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për zbat...
-
Sërish dështon votimi i buxhetit në Prishtinë
Për të tretën herë ka dështuar votimi i buxhetit të Komunës së Prishtinës në ...
-
ASK: Deficit tregtar prej 10,4% në muajin tetor 2024, krahasuar me 2023-tën
Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar të dhënat lidhur me rrjedhat ...
-
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
Huti kësaj radhe vjen në ARTMOTION n’pikë të ditës, me super ofertë në Pakon ...
-
Ademi e Foda optimistë pas shortit të ‘play-off’-it për promovim në Ligën B
Në selinë e UEFA-s në Nyon është hedhur sot shorti për play-off të Ligës së K...
-
Si shkak i erërave të forta vazhdojnë problemet me energji
Problemet me energji elektrike kanë vazhduar edhe sot si shkak i erërave të f...
-
Punëtoret teknike në Kuvend refuzojnë takimin me anëtarët e Komisionit për të drejtat e njeriut
Gratë greviste, punëtore teknike në Kuvendin e Kosovës kanë refuzuar të marri...