Auto&Tech

Stratos i ri i bazuar në Ferrari kushton gjysmë milion euro – foto

Autori: Gazeta inFokus 14:45 | 16 February 2019

Pas prototipit të vitit të kaluar, kompania Manifattura Automobili Torino (MAT) do të paraqesë në panairin e veturave në Gjenevë versionin e prodhimit të mishërimit të ri të legjendarit Lancia Stratos.

Blerësit do të jenë në gjendje të kenë një edicion të kufizuar prej vetëm 25 kopje të makinës që është pasardhës i Lancia Stratos të viteve 1970.

Modeli i ri nuk do të ketë etiketën Lancia, pasi marka italiane më herët kishte hequr dorë nga realizimi i kësaj makine, por në karroceri, e cila përkujton në automobilin origjinal, ndodhet ‘zemra’ e Ferrari 430 Scuderia, ndërsa fuqia transmetohet në rrotat me anë të një Gearbox manual.

-Advertisement-

Bëhet fjalë për motorin 4.3 V8 me 540 kuaj fuqi dhe 520 Nm. Prej 0 deri 100 km/h arrin për 3.3 sekonda, në 200 km/h arrin për 9.7 sekonda dhe ka shpejtësi maksimale prej 330 km/h. Për të ndaluar me një shpejtësi prej 100 km/h, kësaj veture i nevojiten 2.2 sekonda, transmeton KosovaPress.

Në panairin e ardhshëm të Gjenevës, MAT do të shfaqë dy kopje të versionit të prodhimit të Stratos të ri. Njëri është tashmë i shitur në Gjermani, ndërsa tjetri ndodhet në SHBA. Kompania planifikon të prodhojë një seri prej vetëm 25 veturave që shiten me një çmim prej 500,000 euro.

VIVA FRESH E SHPALL KREEEEJT MUAJIN BLACK NOVEMBER!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy