Lajme

Strategjia për zhvillim industrial, Hajdari premton mbështetje për bizneset

Autori: Gazeta inFokus 17:13 | 30 June 2023

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari është deklaruar para medieve në lidhje me Strategjinë për zhvillim industrial dhe mbështetje të bizneseve 2030.

Me këtë rast, ajo tha se sektori i prodhimit do të mbështetet në mënyrë që i njëjti të kontribuojë në zhvillimin ekonomik të vendit.

“Hartimi i këtij dokumenti shpreh rëndësinë që Republika e Kosovës ka për sektorin e prodhimit. Gjatë hartimit të strategjisë janë konsultuar edhe përfaqësues tjerë, komunat, ekspertët, partnerë ndërkombëtarë të ndryshëm, agjenci ndërkombëtare…Strategjia ofron një kornizë strategjike për politikëbërësit për të lehtësuar zhvillimin e sektorit të prodhimit në republikën tonë. Nga analizat e përgjithshme që kemi bërë kemi kuptuar se sektori i prodhimit nuk është shndërruar në shtytës dominant të zhvillimit ekonomik. Kjo politikë është e përkushtuar për të mbështetur sektorin e prodhimit për të kontribuuar në zhvillimin ekonomik. Deri në vitin 2030 kjo industri do të integrohet globalisht që të prodhojë produkte me vlerë të shtuar të lartë”, tha ajo.

-Advertisement-

Ndërsa, drejtoresha e Departamentit të Industrisë, Valbona Dushi tha se strategjia është në harmoni me trendet globale./rtk

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm
-Advertisement-

Të tjera