Opinione

Strategjia e Albin Kurtit do të përfundojë në humbje të plotë

Autori: Gazeta inFokus 11:19 | 01 Qershor 2026

Strategjia e Albin Kurtit do të përfundojë në humbje të plotë

Pse e ka humbur kontrollin dhe po abuzon Albin Kurti në fushatë zgjedhore?

Pse po i instrumentalizon fëmijët për vota?

-Advertisement-

Pse po premton kisha e xhamia dhe po fut hoxhallarë në lista zgjedhore?

Pse po abuzon me qindra milionë euro të parave publike për të blerë vota, kur ende bujqve, që duhet të na sigurojnë sofrën, nuk ua ka dhënë paratë?

Pse nuk e ka listen zgjedhore, e as qeverinë, e pastër?

Pse?…

Nuk është ai i painformuar. Është kryeministri i Kosovës dhe i ka të gjitha informatat.

Janë disa arsye pse ai po vepron kështu:

a. Ai e di shumë mirë gjendjen dhe nivelin e përkrahjes për LVV-në aktualisht. E di që nuk është as afër 60%-shit që i duhet dhe që e kërkon.

E di që të gjitha matjet e nxjerrin më afër 40% sesa 60%.

E ky është një dallim shumë i madh dhe thelbësor, për shkak se ia pamundëson ta zgjedhë presidentin vetë dhe ta instalojë personin e tij edhe në presidencë, për t’i kapur të gjitha institucionet kryesore.

b. Në këtë situatë, ai, si person me mentalitet të rrezikut të pamenaxhuar si duhet (qasja politike “o krejt, o asgjë”), po i aplikon kësaj radhe të gjitha rreziqet dhe mjetet, përfshirë ato jokonvencionale dhe të dëmshme, duke u munduar të paktën ta mirëmbajë nivelin e 28 dhjetorit.

Pra, është karakteri i tij i bixhozit politik (“o krejt, o asgjë”) që po e shohim këto ditë, ku ai po abuzon jo vetëm me paranë publike për vota, por edhe me religjionin dhe fëmijët… vetëm me tentu me arritë pushtet e kontrollë totale në Kosovë.

c. Pra, është një kombinim i pasigurisë së tij, të bazuar në shumicën e matjeve ku ai është larg 60%, shumë larg, dhe faktit që tashmë e ka humbur kontrollin dhe po sillet si një bixhozxhi, në vend që t’i thërrasë mendjes dhe të aplikojë një qasje politike dhe elektorale të matur e me përgjegjësi.
…
Në fund, Albin Kurti do t’i humbasë të gjitha!

Loja e tij për krejt pushtetin dhe aplikimi i metodës së rrezikshme “o krejt pushtetin, o asgjë”, do të rezultojë në humbjen e tij përfundimtare, sepse është e pamundur të fitohet loja në këtë mënyrë.

Ai ka pasur mundësi ta fitojë lojën shumë herë, sikur t’i kuptonte dhe t’i aplikonte parimet demokratike, ku bashkëpunon me të tjerët për t’i themeluar institucionet dhe për të qeverisur.

Tri-katër herë qytetarët i dhanë gjithçka që mund të ketë një politikan dhe në të gjitha rastet ai dështoi, vetëm me një qëllim: që ai personalisht ta kontrollojë gjithçka në këtë vend.
Fatmirësisht për Kosovën, sistemi ynë demokratik dhe politik nuk e toleron autokracinë dhe po e ndalon tendencën për kapjen totale të shtetit.

Prandaj, burimi kryesor i veprimeve joracionale dhe jashtëzakonisht negative që po i shohim e ka origjinën te frustrimi i Kurtit me gjendjen dhe faktin që ai nuk po arrin ta marrë atë që dëshiron.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy