Auto&Tech

S’trajtoi si duhet të dhënat e përdoruesve, Facebook gjobitet me 7 mln euro nga kompania italiane

Autori: Gazeta inFokus 14:20 | 17 February 2021

Facebook është gjobitur me 7 milion euro nga një kompani italiane, për mosrespektimin e kërkesave nga rregullatori, për të korrigjuar praktikat e pahijshme tregtare.

Sipas tyre, Facebook nuk ka trajtuar si duhet të dhënat e përdoruesve nga grupi, ndërkohë, gjiganti nuk dha asnjë koment për këtë.

Në nëntor 2018, organi gjobitës vendosi që Facebook nuk i kishte informuar përdoruesit si duhet për mbledhjen dhe përdorimin e të dhënave.

-Advertisement-

Ajo gjobiti kompaninë amerikane me 5 milion euro dhe i kërkoi asaj të botonte një deklaratë të ndryshuar në faqen kryesore të saj në internet për Italinë.

“Hetimi aktual ka provuar se Facebook nuk ka botuar deklaratën e ndryshuar dhe nuk e ka ndalur praktikën e vendosur e cila është e padrejtë,” tha rregullatori në deklaratën e tij.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera