Stoltenberg: Vendet e NATO-s do të dërgojnë armë të rënda në Ukrainë
Autori: Gazeta inFokus 20:24 | 18 January 2023
Vendet anëtare të NATO-s do t’i ofrojnë Ukrainës “armë të rënda dhe më moderne” për ta ndihmuar atë kundër sulmeve nga Rusia , njoftoi më herët të mërkurën sekretari i përgjithshëm i aleancës, Jens Stoltenberg.
“Grupi i kontaktit për Ukrainën do të takohet (të premten) në Ramstein (baza amerikane në Gjermani) dhe mesazhi kryesor do të jetë mbështetja jonë e shtuar, me armë të rënda dhe më moderne”, tha Stoltenberg në Forumin Ekonomik të Davos.
Këto diskutime do të fokusohen në shpërndarjen e sistemeve të blinduara dhe moderne të mbrojtjes ajrore.
Britania tashmë ka premtuar të sigurojë 14 tanke Challenger 2 dhe Polonia thotë se është gati të dërgojë 14 tanke Leopard 2 të prodhimit gjerman në Ukrainë nëse Berlini jep leje për dorëzimin e tyre. Kancelari gjerman Olaf Scholz, në fjalimin e tij më parë, nuk e përmendi këtë çështje.
“Do të ishte shumë e rrezikshme të nënvlerësohej Rusia. Vladimir Putin po planifikon sulme të reja dhe është gati të sakrifikojë rininë e tij. Ajo ka rekrutuar më shumë se 200,000 luftëtarë dhe blen armë nga regjimet autoritare si Irani. Situata është urgjente. Ukraina ka nevojë për më shumë mbështetje. Kjo është një betejë për vlerat tona. Demokracia duhet ta mposhtë tiraninë”, theksoi Stoltenberg në fjalimin e tij. /abcnews.al
Të tjera
-
Kastrati i ASK’së: Kosova pritet t’i ketë 1.5 milion banorë rezidentë
Rreth 1.5 milion banorë pritet t’i ketë Kosova me regjistrimin e popullsisë, ...
-
Zbulohet komploti për ta vrarë Presidentin Zelenskiy
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, shkarkoi të enjten kreun e gardës...
-
Drejtori i Policisë raporton në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe të Mbrojtjes
Të premten, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, do ...
-
Shumë pushime për shkak të festave zyrtare, kërkohet ndryshimi i Ligjit
Në vitin 2024 qytetarët e Kosovës do të pushojnë në 12 ditë brenda ditëve të ...
-
Deputeti i VV’së: Tokat e Manastirit nuk kthehen, por Asociacioni nuk bëhet
Deputeti i VV-së, Arbër Rexhaj, e ka kritikuar bashkësinë ndërkombëtare duke ...
-
Parashikimi i motit për ditën e sotme
Gjatë ditës së premte mbi Kosovë parashihet të mbajë mot i vranët dhe me inte...
-
Kusari-Lila: Borrelli e Lajçaku s’kanë lejuar që qeveria ta hartojë konceptin e Asociacionit
Shefja e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari – Lila, ka thënë ...
-
Imami kosovar thirrje Kurtit e Haxhiut: Lejoni shamitë në shkolla!
Imami Kosovar Labinot Maliqi, përmes një postimi ne facebook i ka bërë thirrj...
-
Besnik Tahiri: Nëse e bën këtë, unë i them hallall të koftë Albin Kurti
Shefi i GP-së së AAK-së, Besnik Tahiri, është shprehur i pakënaqur me punën e...
-
Marëdhënie në nivel strategjik
Kina deklaroi ngritjen e marrëdhënieve me Hungarinë Serbinë mbi nivelin e par...
-
Përbërja e re e Kuvendit të RMV-së do të jetë me 30 deputetë shqiptarë
Përbërja e re e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut do të ketë 30 deputetë shqip...
-
Firmat e sanksionuara, dikur në bashkëpronësi të Radoiçiqit, fituan miliona euro
Mbi 23.5 milionë euro. Kaq fituan tri kompani ndërtimi në Serbi, të cilat gje...