Lajme

Stoltenberg takon Xhaferoviqin: NATO e palëkundur për paqen në Ballkanin Perëndimor

Autori: Gazeta inFokus 18:02 | 25 May 2022

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka takuar kryetarin e Presidencës së Bosnje e Hercegovinës, Shefik Xhaferoviq, për të folur për bashkëpunimin e ardhshëm në hijën e konfliktit në Ukrainë.

Në këtë takim, Stoltenberg potencoi se Aleanca është e përkushtuar për mbajtjen e paqes në gjithë rajonin.

“NATO është e palëkundur për paqen dhe stabilitetin në të gjithë Ballkanin Perëndimor. Bashkëpunimi ynë është më i rëndësishëm se kurrë, për shkak të luftës së Rusisë në Ukrainë”.

-Advertisement-

Siguria në Ballkanin Perëndimor ishte temë diskutimi e Stoltenbergut edhe me bisedën që zhvilloi me presidentin e Kroacisë, Zoran Milanoviq.

NATO si vende potenciale të kërcënuara nga rreziku rus e listoi Bosnje e Hercegovinën dhe Gjeorgjinë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…
-Advertisement-

Të tjera