Stoltenberg takim në Shtëpinë e Bardhë me Presidentin Biden
Autori: Gazeta inFokus 17:08 | 12 June 2023
Presidenti Joe Biden pritet të takohet sot në Shtëpinë e Bardhë me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s në largim, Jens Stoltenberg.
Takimi vjen ndërsa gara për të gjetur pasardhësin e tij është nxehur.
Stoltenberg, ka udhëhequr aleancën ushtarake që nga viti 2014, periudhë gjatë së cilës mandati i tij është zgjatur tre herë. Por në fillim të këtij viti, ai bëri të ditur se në fund të shtatorit do të largohet.
Përpjekjet për zëvendësimin e tij janë intensifikuar ndërsa udhëheqësit e aleancës ushtarake prej 31 anëtarësh, mblidhen muajin e ardhshëm për takimin vjetor të nivelit të lartë, që mbahet në Vilnius të Lituanisë.
Javën e kaluar, Kryeministri britanik Rishi Sunak i përmendi Presidentit Biden, Ministrin e Mbrojtjes të Mbretërisë së Bashkuar Ben Wallace, si kandidat të mundshëm. Presidenti amerikan u takua gjithashtu edhe me Kryeministren daneze Mette Frederiksen, një tjetër pretendente e mundshme.
Gjatë një konferencë shtypi me në krah zotin Sunak, zoti Biden e quajti zotin Wallace një person “shumë të kualifikuar”, por vuri në dukje se diskutimet për të gjetur një kandidat “konsensual’, për të zëvendësuar zotin Stoltenberg, po vazhdon. Opinioni i Presidentit Biden ka peshë të madhe pasi Shtetet e Bashkuara shpenzojnë për mbrojtjen, më shumë se çdo vend tjetër anëtar i aleancës.
Zonja Frederiksen u përpoq të anashkalonte çështjen e kandidimit të saj të mundshëm për postin e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s pas takimit me Presidentin Biden javën e kaluar. Ajo nuk pranoi të thoshte nëse kishte diskutuar mbi këtë çështje me të, por u tha gazetarëve se nuk donte t’i jepte zë spekulimeve lidhur me NATO-n. Aleanca nuk ka pasur kurrë një sekretare të përgjithshme grua.
Danimarka ka mbetur pas me objektivin e shpallur të NATO-s, për të shpenzuar 2% të Prodhimit të Brendshëm Bruto për ushtrinë, deri në vitin 2030. Por në fund të muajit të kaluar qeveria e këtij vendi, njoftoi se synonte, që gjatë dekadës së ardhshme, të investonte rreth 20.6 miliardë dollarë për mbrojtjen, për shkak të kërcënimeve serioze ndaj sigurisë.
Biden dhe Stoltenberg pritet gjithashtu të diskutojnë rreth agresionit rus në Ukrainë si dhe mbi përpjekjet për të bindur Turqinë, një vend anëtar i NATO-s, të heqë dorë nga bllokimi që i ka bërë anëtarësimit të Suedisë në aleancë./VOA
Të tjera
-
Muharremi: Kosova shpenzoi mbi 142 milionë euro për import të energjisë elektrike në 2024
Analisti dhe njohësi integrimeve evropiane Shenoll Muharremi ka treguar se pr...
-
Ulja e çmimit të energjisë, Rama: Vendim historik që merret për herë të parë në 35 vite
“Vendim historik që merret për herë të parë në 35 vite”. Kështu e cilësoi ven...
-
Kjo është gjendja në pikat kufitare të Kosovës
Mërgimtarët që qëndruan në Kosovë për festat e fundivit tashmë kanë filluar t...
-
Kush janë 6 kandidatët në listën e PDK-së, të cilët e udhëhoqën kampanjen “Krenohu më Kosovën” kur Thaçi i fitoj Zgjedhjet për herë të parë?
Gjashtë kandidatët për deputetë në listën e Partisë Demokratike të Kosovës, K...
-
Bedri Hamza i fton qytetarët në hapjen e fushatës: Çdo zë ka rëndësi dhe çdo angazhim i juaji e bën diferencën
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, u ka bërë thirrje qytetarëv...
-
Rohde për 2025-ën i uron kosovarëve ajër të pastër, ka porosi edhe për dialogun
Ambasadori gjerman, Jorn Rohde, përmes një videoje ka uruar vitin e ri dhe vu...
-
Memli Krasniqi nga Prizreni: Bashkë po dëshmojmë që Kosova mundet ma mirë!
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka shprehur entuzi...
-
Këto janë shpenzimet e Rozeta Hajdarit dhe kabinetit të saj në dreka, darka, udhëtime zyrtare për dy vitet e fundit
Rozeta Hajdari, ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë së bashku ...
-
Zv/Sekretari amerikan mbërrin në Shqipëri
Zëvendëssekretari amerikan i Shtetit për Menaxhimin dhe Burimet, Richard ...
-
Veri, arrestohet një person pasi sụlmoi një tjeter me shishe qelqi
Më datë 06.01.2025, në Stacionin Policore Mitrovicë Veri është raportuar rast...
-
Rohde: Viti 2025 do të jetë me sfida, nevojiten takime më të shpeshta dhe rezultate më konkrete në dialog
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se viti 2025 do të je...
-
Edhe nga dy muaj paraburigm ndaj të dyshuarve për sụlmin në Ibër-Lepenc
Gjykata Themelore në Prishtinë ua ka vazhduar masën e paraburgimit edhe për n...