Lajme

Fitore Pacolli i bën kërkesë për falje publike për 200 mijë eurot e granteve, reagon ashpër Ganimete Musliu: Shikoni deri ku arrin pafytyrësia e pushtetit

Autori: Gazeta inFokus 14:13 | 08 Janar 2025

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës dhe njëherish edhe kanidate për deputete nga kjo parti në zgjedhjet e 9 shkurtit, Ganimete Musliu ka publikuar një kërkesë që ajo mori nga avokatja e deputetes së pushtetit, Fitore Pacollit.

Përmes avokates së saj, Pacolli i ka kërkuar deputetes Musliu që të kërkojë falje publike për deklaratat në lidhje me abuzimin me grante nga vëllai dhe daja i saj në Ministrinë e Bujqësisë të udhëhequr nga ministri Faton Peci.

Deputetja e PDK-së ka reaguar ashpër duke thënë se pafytyrësia e pushtetit të Vetëvendosjes arrin deri aty sa e shfrytëzojnë pushtetin për të pasuruar familjarët dhe në vend që të kërojnë falje për abuzimin, bëjnë kërkesa të tilla që tu kërkohet falje atyre.

-Advertisement-

“Sot përmes avokatës së znj. Fitore Pacolli kam pranuar një kërkesë për demant dhe kërkim falje lidhur me deklarimet rreth abuzimeve me subvencione nga vëllai dhe daja i saj. Shihni se deri ku arrin paftyrësia e llojit të kësaj kaste në pushtet! E shfrytëzojnë pushtetin e dhënë nga qytetarët për t’i pasuruar vëllëzërit dhe dajallarët, dhe në vend që t’ju vijë keq dhe t’i kërkojnë falje popullit për abuzimet me pushtet, kërkojnë që ata që ua zbuluan abuzimet dhe i denoncuan për keqpërdorime, ata t’u kërkojnë falje abuzuuesve dhe keqpërdoruesve të pushtetit”, shkruan ajo në reagimin e saj.

Musliu ka kërkuar që fillimisht lajmet për abuzimet me grante duhet ti demantojë vetë ministri Peci që publikisht e ka konfirmuar lajmin për abuzimin.

Ndërsa sa i përket kërkimfaljes, Musliu ka thënë se do ta bënte nëse vetë deputetja e LVV-së që është edhe kryetare e komisionit parlamentar për Bujqësi ti kërkojë falje popullit për paratë e ndara në formë grantesh për vëllaun dhe dajën e saj.

“Fitore, ndoshta edhe e kisha demantuar, po fillimisht kërkoj demant nga Ministri Peci, i cili publikisht e ka konfirmuar atë që kanë publikuar mediat, se vëllai dhe daja yt kanë fituar grantet e përfolura. Sa për kërkimfalje, patjetër do ta bëj sapo unë të informohem se ti i ke kërkuar falje popullit për këtë abuzim të pushtetit, ose nëse arrin që ta arsyetosh në mënyrë të bazuar dhe bindëse, se vëllai dhe daja yt janë përzgjedhur me meritë si fermerët më të kualifikuar në mesin e 1.5 milion banorëve, për të qenë fitues të këtyre granteve!”, përfundon Musliu.

Kujtojmë që ky skandal në Ministrinë e Bujqësisë nxiti reagime të shumta, ku u ndanë 200 mijë euro, 100 mijë për vëllain e deputetes, Fitore Pacolli dhe 100 mijë të tjera për dajën e të njëjtës deputet.

Derisa disa ditë pasi kjo u bë kryetemë në media, ministri Peci mori vendim për pezullimin e njërit prej këtyre granteve si dhe për grantin që u nda për këshilltarin e ministrit./Gazeta Infokus

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy