Starton faza e grupeve të Europa League, spikat E. Frankfurt-Arsenal
Autori: Gazeta inFokus 10:27 | 19 September 2019
Të enjten në mbrëmje rikthehet Europa League, kompeticion që si zakonisht në këtë periudhë të vitit fillon fazën e grupeve. Edicioni i sivjetshëm është i 49-i, për sa i përket aktivitetit të dytë më të rëndësishëm që organizon UEFA në rang klubesh dhe i 11-i me formatin aktual Europa League.
Sezoni 2019-2020 në këtë kompeticion do të ketë klube të tillë si Sevilla, Manchester United apo edhe Porto, që kanë fituar 5 nga 9 edicionet e fundit të këtij turneu. Katër muaj më parë finalja u luajt ndërmjet dy skuadrave angleze dhe siç dihet, derbin e Londrës e fitoi Chelsea, që në Baku mposhti Arsenalin me rezultatin e thellë 4-1, sidoqoftë “topçinjtë” janë sërish pjesë e këtij kompeticioni dhe për më tepër drejtohen përsëri nga trajneri spanjoll Unai Emery, që e ka ngritur këtë trofe 3 herë radhazi me klubin andaluzian të Sevillas.
Disfata e pësuar në finale në Azerbajxhan është e dyta në mijëvjeçarin e ri për ekipin e Arsenalit në Europa League dhe Kupën UEFA, sidoqoftë klubi i famshëm londinez konsiderohet si një prej pretendentëve kryesorë për fitimin e këtij edicioni, madje bookmakers-at e kuotojnë vetëm pas klubit tjetër anglez të Manchester United.
Faza e grupeve për skuadrën e drejtuar nga Unai Emery fillon në orën 18:55 në Stadiumin “Commerzbank Arena” të Frankfurtit, ku “gunners” do të përballen me Eintracht-in, që sezonin e kaluar u ndal në fazën gjysmëfinale, pikërisht në “Stamford Bridge” nga ekipi që më pas fitoi trofeun dhe për më tepër vetëm pas ekzekutimit të 11-metërshave.
Të dy ekipet nuk i kanë nisur mirë kampionatet respektivë, gjithsesi rezultati i takimit hapës merr një rëndësi të veçantë, duke pasur parasysh që në Grupin F bëjnë pjesë gjithashtu edhe kundërshtarë si Standard Liege dhe Vitoria Guimaraes.
Po në orën 18:55 në Rumani do të zhvillohet takimi Cluj – Lazio. Sezonin e kaluar ekipi bardhekaltër dështoi që në fazën e parë të knock out-it, teksa u eliminua nga skuadra e Seviljes, pra që në fazën e 1/16, ndërsa në vitin 2018 klubi roman shkoi deri në fazën çerekfinale.
Me shtimin e rivalitetit në kampionatin italian Europa League mund të shërbejë si një shtysë për të patur një sezon pozitiv për ekipin e Simone Inzaghi-t, gjithsesi Cluj përbën një pengesë të rrezikshme, duke patur parasysh që klubi nga Transylvania kryeson kampionatin rumun, për më tepër në Grupin E Lazio duhet të bëjë llogaritë gjithashtu edhe me ekipe si Celtic apo Rennes.
Interes ngjall në këtë orar gjithashtu edhe dueli PSV Eindhoven – Sporting i Lisbonës që do të mbahet në “Philips Stadion”, me dy skuadrat që ndeshen për herë të parë ndërmjet tyre në Kupat e Evropës. Në mbrëmje sikur të mos mjaftonin mungesat e shumta trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Solksjaer ka premtuar se përballë skuadrës së Astanës do të rreshtojë në fushë një formacion të mbushur kryesisht me lojtarët që kanë patur më pak hapësira në dispozicion.
Një zgjedhje vërtet e çuditshme, duke marrë në konsideratë faktin që “djajtë e kuq” janë në rënie të lirë dhe me trajnerin nordik në timon kanë fituar vetëm 4 nga 17 ndeshjet e fundit në të gjithë kompeticionet. Në mbrëmje do të luhet gjithashtu edhe takimi Roma – Basaksehir. Javën e kaluar me suksesin 4-2 ndaj Sasuolos verdhekuqtë regjistruan fitoren e parë nën drejtimin e Paulo Fonseca-s, gjithsesi trajneri portugez do t’i motivojë lojtarët për të marrë edhe 3 pikët e para në një grup të vështirë ku merr pjesë edhe Borussia Monchengladbach.
Gjithsesi në krahun tjetër Basaksehirit i mungon eksperienca në Evropë dhe ndeshet për herë të parë me një klub italian, madje në fundjavë ekipi i drejtuar nga OKan Buruk do të masë forcat në derbin e Stambollit me Beshiktashin. Po në orën 21:00 në Stadiumin “Dragao”, Porto do të presë ekipin kampion të Zvicrës Young Boys, ndeshje e vlefshme për Grupin G, ku bëjnë pjesë gjithashtu edhe dy klube si Feyenoord dhe Rangers.
Të tjera
-
‘Eskavatori’ lë pa ujë disa fshatra në Vushtrri, dëmtuan një gyp gjatë punimeve në autostradë
Kompania e kontraktuar për shtrimin e autostradës Prishtinë-Mitrovicë për...
-
Fundjavë me fluks në Morinë, kosovarët për pushime në Shqipëri edhe në shtator
Edhe mëngjesi i kësaj të shtune ka nisur me fluks qytetarësh e mjetesh nga Ko...
-
Analistët: Veprimet e fundit të Serbisë në raport me Kosovën, përpjekje për destabilizim të Ballkanit
Veprimet e vazhdueshme të Serbisë në raport me Kosovën, sikurse edhe akti i f...
-
Djali i Adem Jasharit, Luli shtrihet në Kardiologji, Lladrovci: S’besoj që ta lë shenjë ty kjo
Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka bërë të ditur se Lulzim J...
-
Vogëlushi i afrohet Kurtit për selfie, pasi e kryen ia vë gishtin në gjoks: Kryeministër ishte kënaqësi, çele Urën e Ibrit
Në ceremoninë e vendosjes së shtatores së presidentit historik, Ibrahim R...
-
Tre të vdẹkur sot në plazhet e Shqipërisë, dy prej tyre kosovarë
Rreth orës 14;50, në lagjen 13 në Durrës, 67-vjeçarja me iniciale A. Gj., ban...
-
Osmani: Strukturat ilegale në veri mbajnë peng integrimin e komunitetit serb
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim të Ngarkuarën me Punë ...
-
Bulliqi i kundërpërgjigjet Hysenit të LDK-së: Je një mjeran politik
Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, i është kundërpërgjigjur a...
-
Qendra për menaxhim kufitar del me njoftim pas hapjes së pikave kufitare
Qendra për menaxhim kombëtar ka njoftuar se janë hapur për qarkullim pikat ku...
-
Selmanaj i drejtohet Osmanit e Gërvallës: Ju guxuat të shanit LDK’në, por nuk guxuat të bëni zë kur Kurti ua shuajti partinë
Pas pranisë së kryeministrit Albin Kurti në inagurimin e shtatores së ish...
-
Sveçla: Serbia në panik, “shkolla ruse” për destabilizim të Kosovës e rajonit po dështon
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se Serbisë është ...
-
Tahiri pas inaugurimit të shtatores së Ibrahim Rugovës: Lideri që nuk u lëkund, duke mbetur i përkushtuar ndaj një Kosove të lirë
Deputeti i AAK’së, Besnik Tahiri në rastin e ceremonisë së vendosjes së s...