Lajme

Stano shpreson që tensionet e fundit në veri “të mos afektojnë” takimin e nesërm Bislimi-Petkoviq

Autori: Gazeta inFokus 14:47 | 03 April 2023

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, tha se “shpreson” që ngjarjet e fundit të tensionuara në pjesën veriore të Kosovës “të mos e afektojnë” takimin e nesërm në nivel kryenegociatorësh në Bruksel ndërmjet Besnik Bislimit dhe Petar Petkoviqit, shkruan Insajderi.

Kështu tha ai në një prononcim për REL ndërsa kërkoi që palët të bëjnë kontributet e tyre për të mirëmbajtur atmosferën e normalizimit në dritën e marrëveshjes së fundit të arritur në Ohër për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovë dhe Serbisë.

“Presim që palët të bëjnë kontributet e tyre dhe të krijojnë atmosferë normalizimi dhe ripajtimi dhe që shumë shpejt t’i zbatojnë zotimet e tyre në fund të shkurtit në Bruksel dhe mëpastaj në Ohër”, tha ai.

-Advertisement-

“Palët vetiu kanë zotuar të përmbahen nga çfarëdo veprimi që do të kishte pasojat e kundërta. Kjo do të thotë se do të ishte kundër kësaj atmosfere e cila është e domosdoshme për angazhim konstruktiv dhe ripajtim”, shtoi Stano. Zëdhënësi, mes tjerash, shprehet se Bashkimi Evropian pret që palët të punojnë seriozisht për zbatimin e marrëveshjes.

“Asnjë krizë nuk zgjidhet thjesht duke u pajtuar për diçka. Duhet zbatim. Prandaj edhe Bashkimi Evropian është i prerë dhe i palëkundur në bërjen presion mbi palët për të nisur seriozisht zbatimin e marrëveshjes”, ka thënë Peter Stano.

Balje thotë se Specialja ka ndryshuar: Në momentin e votimit kemi pasur informata të tjera

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit

Të tjera