Lajme

Balje thotë se Specialja ka ndryshuar: Në momentin e votimit kemi pasur informata të tjera

Autori: Gazeta inFokus 14:39 | 03 April 2023

Kryetarja e Komisionit për Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione, Duda Balje, e ka quajtur si të vështirë dhe të padrejtë procesin e gjykimit të ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

Ajo ka thënë se edhe informata që i kanë marr në momentin e votimit të kësaj Gjykate nuk janë duke u zbatuar tani, për këtë gjë ajo tha se është bërë edhe padrejtësi ndaj deputetëve.

“Komplet ky proces në fakt deri sot ka qenë shumë i vështirë. Ne si Komision për të Drejta të Njeriut kemi shkuar edhe personalisht kemi vizituar të burgosurit atje. Prej anës së Kuvendit i cili ka votuar këtë Gjykatë, prej informatës të cilën ne e kemi marr në momentin kur kemi votuar për këtë Gjykatë ne nuk kemi pas tretmanin e njëjtë, do të thotë në fakt nuk ka dal i njëjti qysh ne e kemi pasur informata në momentin e votimit këtë Gjykatë edhe ajo çka ka ndodhur sot. Unë mendoj si padrejtësi ndaj deputetëve të cilët e kanë votuar këtë Gjykatë”, tha ajo.

-Advertisement-

Ajo tha se ndaj të ish-krerëve të UÇK-së po bëhet presion psikik pasi që kanë pritur shumë deri të procesi i gjykimit.

Balje po ashtu shtoi se beson shumë në pafajësinë e të akuzuarve.

“Tash këtu jemi ku jemi është një presion psikik ndaj të burgosurve atje sepse vërtet shumë kohë kanë pritur, në fakt kur kemi shkuar në me i vizituar atje, ata kanë thënë Okej, nëse ata kanë prova le të flasim për ta. Unë besoj shumë në pafajësinë e të burgosurve atje edhe shpresoj që dinamika që do të shkoj tash më tutje në këtë proces do të jetë shumë më e mirë”, tha ajo.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…

Të tjera