Auto&Tech

Spotify Kids është një mundësi e mirë për të argëtuar fëmijët gjatë kohës kur duhet të qëndrojnë brenda

Autori: Gazeta inFokus 11:56 | 16 May 2020

Të gjithë ata që janë të mbyllur në shtëpi dhe janë lodhur duke kërkuar forma të reja për t’i argëtuar fëmijët, Spotify e ka gjetur një mundësi për ta lehtësuar këtë problem.

Platforma për muzikë Spotify, ka nisur edhe versionin Spotify Kids në Shtetet e Bashkuara, Francë dhe Kanada, derisa është ende në versionin beta, por së shpejti mund të jetë në dispozicion për të gjithë, transmeton Telegrafi.

Me anë të këtij aplikacioni, që ka mbi 8,000 materiale të zgjedhura nga kuratorët në mënyrë të veçantë vetëm për fëmijë, ka muzikë fëmijësh dhe audio libra, për fëmijët nga tre vjet.

-Advertisement-

Gjumi mund të jetë shumë më i lehtë, nëse dëgjohen përrallat, ninullat apo thjeshtë zhurma e ambientit që ofron kjo platformë. Aplikacioni është shumë i sigurt dhe nuk do të lëshojë asnjë material, që do të ishte i papërshtatshëm që të dëgjohet nga ndonjë fëmijë.

Derisa ofron edhe mundësinë që të merren pjesë të sponsorizuara nga Frozen, apo filma tjetër të popullarizuar. Të interesuarit për këtë aplikacion, duhet të kenë qasje në Spotify Premium Family, ndërsa për Spotify Kids duhet paguar edhe 25 euro.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera