Sport

Sporti shqiptar merr lajmin e hidhur: Ndërron jetë nga coronavirusi ish-trajneri i Kombëtares së boksit

Autori: Gazeta inFokus 21:53 | 05 April 2020

Sporti shqiptar sot (e diele) e ka marrë një lajm të hidhur, pasi ka mbetur pa një legjendë të madhe.

Skënder Kurti, i cili prej disa ditësh ishte në betejë me virusin Covid-19, nuk ja ka dalë dhe sot ka ndërruar jetë.

Ish-trajneri i Kombëtares së boksit pësoi rreth dy javë më parë vdekje klinike, ndërsa mbahej në jetë falë aparaturave, por sot Kurti ka ndërruar jetë në moshë 61-vjeçare.

-Advertisement-

Sporti shqiptar humbet një figurë të shquar, një personazh të dashur për të gjithë. /Panorama/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite

Të tjera