Sport

Spikeri thërret emrin e Xhakës në stadium, shikoni reagimin e tifozëve (VIDEO)

Autori: Gazeta inFokus 23:39 | 28 November 2019

Granit Xhaka është rikthyer të luajë titullar në “Emirates” për herë të parë pas incidentit me tifozët në ndeshjen e Premierligës ndaj Crystal Palace.

Kosovari e filloi startues duelin ndaj Eintracht Frankfurt në Ligën e Evropës, përcjellë Gazeta Olle.

Pasi spikeri i stadiumit ia tha emrin, reagimet në stadium ishin të ndryshme.

-Advertisement-

Disa tifozë e duartrokitën kosovarin, por pati edhe prej tyre që e vërshëllyen.

Në pjesën e parë, Xhaka pësoi një dëmtim.

Megjithatë pas intervenimit të mjkeëve, ai i tha trajnerit Unai Emery se do të sakrifikojë për të qëndruar në fushë.

Në pjesën e parë, Arsenalit iu dëmtua edhe David Luiz ndërsa në të dytën lëndim pësoi edhe Shkodran Mustafi.

Aktualisht Arsenali po pëson humbje nga Frankfurti, 2:1.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?

Të tjera