Lajme

Spektakël në ajër: MiG-29 ukrainas shkatërron aeroplanin rus

Autori: Gazeta inFokus 13:28 | 25 February 2022

Ministria e Mbrojtjes së Ukrainës në faqen zyrtare në “twitter” kanë publikuar një video ku shihet se si një aeroplan rus i llojit “Su-35” rrëzohet nga aeroplani luftarak i Forcave ukrainase Mig-29.
“MiG-29 i Forcave Ajrore të Forcave të Armatosura shkatërron Su-35 e pushtuesve rusë”, thuhet në njoftim.

Rusia ka dy ditë që ka hapur luftë kundër Ukrainës, derisa po përballet me rezistencën ukrainase.

Perëndimi ndërkohë ka vendosur sanksione të ndryshme ekonomike e politike, me qëllim të ndaljes së agresionit rus dhe Putinit.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit

Të tjera