Specializantët paralajmërojnë padi kundër Ministrisë së Shëndetësisë
Autori: Gazeta inFokus 15:20 | 25 April 2022
Specializantët e të gjitha Klinikave të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës kanë shprehur pakënaqësi për pagesat e kujdestarive. Duke i konsideruar këto pagesa si jo të barabarta, dhe në kundërshtim me Ligjin e punës, ata po paralajmërojnë edhe padi kundër Ministrisë së Shëndetësisë.
Përfaqësuesi i Këshillit të Specializantëve, Urim Çerkini thotë për KosovaPress se krahas organizimeve të tyre sindikale dhe takimeve me ministrin e Shëndetësisë, Rifat Latifi, përveç premtimeve, ende nuk ka reflektim për problemet e tyre.
Çerkini thotë se shqetësim i tyre kryesor është pagesa e ulët e kujdestarive gjatë fundjavës, të cilat po u paguhen sikurse kujdestaritë gjatë ditëve të punës, ndërsa kërkesë e vazhdueshme e specializantëve me vetëfinancim mbetet kthimi i tyre në specializantë të rregullt.
“Shqetësimi ynë si mjek specializant është çështja e kujdestarive të fundjavave të cilat nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë paguhen njëjtë sikurse ato të ditëve të punës dhe sikurse ato të fundjavës e që është shkelje e Ligjit të Punës dhe për të cilin jemi konsultuar me juristin e Odës së Mjekëve të Kosovës dhe nëse asnjë nga format e organizimit tonë nuk do të ketë sukses atëherë jemi të detyruar që të ushtrojmë padi kundër Ministrisë së Shëndetësisë për shkelje të Ligjit të Punës… Padinë do e ushtrojmë në njërën prej gjykatave me siguri në atë në Prishtinë për shkak se qysh para vitit të ri kolegët nga Këshilli i Specializantëve kanë pasur një takim me ministrin e Shëndetësisë, Rifat Latifi për çështjen e kthimit të të gjithë specializantëve me vetëfinancim në formë të specializantëve me pagesë të rregullt, e i cili kolegëve tanë iu ka premtuar se kjo do të mund të realizohet shumë shpejt në janarin e hershëm dhe e ka konsideruar këtë si një çështje teknike por tash e këto ditë nuk kemi ndonjë lëvizje nga ana e Qeverisë me gjithë protestat që kemi organizuar dhe një marsh protestues që e kemi pasur, reflektimi nga ana e Qeverisë ende mungon”, theksoi Çerkini.
Urim Çerkini i cili aktualisht është specializant në Klinikën e Reumatologjisë në QKUK thotë se për shkak të kushteve jo të mira shumë specializantë po ikin nga Kosova.
Ai për KosovaPress ka deklaruar se mjekët e rinj që po kryejnë specializimin me vetëfinancim po dëmtohen edhe më shumë me pagesat e ulëta për kujdestaritë.
“Lëre që nuk ka paga për specializantët me vetëfinancim por tani dëmtohemi edhe me çështjen e pagesave të kujdestarive andaj sa më shpejt që të rregullohet kjo çështje aq më mirë do të jetë edhe për funksionimin e specializantëve ashtu edhe në mbarëvajtjen e punës në Klinikat e QKUK-së. Kur kemi parasysh se edhe një numër mjaft i madh i kolegëve tanë janë në ikje e sipër. Vetëm në Klinikën e Reumatologjisë ku unë specializoj nga nëntë specializantë, dy veçse kanë ikur në Gjermani, po ashtu edhe në Klinikën e Pulmologjisë ku tani jam rezidentë edhe aty kanë ikur 10 specializantë. Kur kësaj i shtojmë edhe pengesat që mjekët e rinj hasin për tu punësuar atëherë kjo do të ishte një shenjë alarmuese për MSh-në”, u shpreh ai.
Urim Çerkini, i cili është edhe specialist i Mjekësisë Familjare në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Ferizaj, thotë se ka vonesa për subvencionet që u jepen nga Qeveria specializantëve me vetëfinancim.
Ai thotë se duke mos parë reagim nga Qeveria dhe Ministria e Shëndetësisë karshi telasheve të tyre është rritur edhe mllefi dhe dëshira e mjekëve të rinj për ta lënë Kosovën.
“Subvencionet herë pas here nuk dalin me kohë, gjë që paraqet vështirësi shtesë në funksionimin e mjekëve si specializantë në të njëjtën kohë ato vështirësi barten edhe në funksionimin e tyre si kolegët e specialistëve në klinika përkatëse… Pritja jonë nuk është që 3-4 muaj por ka më shumë se një vit që presim, ndërsa arsyetimet e Qeverisë kanë qenë se ‘ne këtë gjendje e kemi gjetur në shëndetësi me numrin e specializantëve’, por kjo nuk është arsye për mosveprim të Qeverisë kur dihet se për shumë fusha të tjera gjenden mjete e subvencione nga buxheti ndërsa për mjekët nuk gjenden, andaj është shumë i drejtë mllefi që shprehin mjekët dhe ikja e tyre që nuk ka të ndalur”, theksoi Çerkini.
Sipas tij, specializantët me vetëfinancim detyrohen që të mbajnë nga dy puna me qëllim të avancimit profesional dhe kjo për ta, siç tha ai, është vështirësi sidomos kur edhe familja varet prej tyre.
“Është shumë e vështirë sepse shumica e kolegëve janë edhe familjarë mbajnë familje në të njëjtën kohë mbajnë dy puna si rasti me mua dhe shumë kolegë të tjetër dhe angazhimi në specializim si punë dytësore domethënë paraqet vështirësi”, theksoi ai.
Pagesat për kujdestari për specializantët e rregullt dhe me vetëfinancim kanë filluar të bëhet që nga janari i këtij viti.
Në fund të vitit të kaluar specializantët e të gjitha Klinikave të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës me financim nga Ministria e Shëndetësisë por edhe ata të cilët janë me vetëfinancim kanë mbajtur disa protesta. Kërkesë kryesore e tyre ka qenë që atëherë kthimi i tyre nga specializantë me vetëfinancim në të rregullt dhe pagesa e kujdestarive sidomos të atyre të vikendit.
Dr. Urim Çerkini
Të tjera
-
Parashikimi i motit për sot, temperaturat deri në 36 gradë Celsius
Sot në Kosovë parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. ...
-
Aksion i madh kundër fajdes në Gjilan, policia jep detaje
Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me aksionin kundër fajdeve që ka zhv...
-
Mbi 19 mijë maturantë sot i nënshtrohen testit kombëtar
Sot është ditë e rëndësishme për nxënësit e shkollave të mesme në Kosovë. ...
-
Gati 1700 gjoba trafiku për 24 orë në Kosovë
Policia e Kosovës po tregon seriozitetin e saj me shifrat e larta të gjobave ...
-
Arrestohet një turk në Vërmicë, tentoi ta korruptojë policin me 10 euro
Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një shtetas i Turqisë në pik...
-
Katër shtete ballkanike në terr, Reuters raporton si u ndërpre energjia në Shqipëri, Mal të Zi, Bosnje dhe Kroaci
“Reuters” raporton se si këtë të premte një ndërprerje e madhe e energjisë el...
-
Dasma e vajzës të Ethem Çekut, tre Kryeministrat e AAK’së, ish-Presidenti dhe biznesmeni i njohur bashkë në tavolinë
Është martuar sonte vajza e ish-ministrit Ethem Çekut. Ka qenë lideri i AA...
-
“Nuk jam mirë psikologjikisht”, Olena Zelenska: Ju rrëfej tmẹrret e pushtimit rus
Për shumë njerëz në Ukrainë, nuk është presidenti Volodymyr Zelenskyy, me fja...
-
Borrell pas takimit me Gjuriqin: Zbatimi i angazhimeve të dialogut janë kyçe për integrimin e Serbisë në BE
Përfaqësuesi i Lartë për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë në Bashkimin...
-
OBSH: Vapa ekstreme në Gaza mund të përkeqësojë krizën shëndetësore për palestinezët
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) paralajmëroi sot se temperaturat ja...
-
Abdixhiku pas vḍekjes së Hava Malokut: Me të u shua edhe një copëz e historisë së takimeve për çdo 11 janar
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas vdekjes së gruas së veprim...
-
Kurti e konsideron sukses diplomatik ndërrimin e objektit të një konsullate
Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se gjatë qëndrimit në Hamburg e ka vizit...