Spalletti: “Wembley” nuk më tremb, duam kualifikimin në Londër

Autori: Gazeta inFokus
07:58 | 28 November 2018
Interi ka udhëtuar drejt Londrës, ku mbrëmjen e sotme do të përballet me Tottenhamin në mitikun “Wembley’, në sfidën e parafundit të fazës në grupe të Ligës së Kampionëve.
Skuadrës zikaltër i mjafton një barazim për t’u kualifikuar në fazën e 1/8-ave, por trajneri Luciano Spalletti thekson se në Londër do të kërkojnë të bëjnë ndeshjen e tyre, duke kërkuar fitoren.
“Tottenham është një skuadër mjaft e mirë dhe me eksperiencë të madhe në kompeticionet europiane, ndaj i ka mundësitë të fitojë dhe të marrë maksimumin, por ne do të luajmë ndeshjen tonë. Jam dakord që na mjafton vetëm barazimi, por gjatë gjithë kohës me skuadrën, kemi punuar për të marrë fitoren”, tha Spalletti.
“Wembley” është një stadium mitik, ku kanë luajtur shumë yje, ndërsa Tottenhami do të ndjejë edhe përkrahjen e zjarrtë të fansave anglezë, por kjo duket se nuk e shqetëson aspak trajnerin e Interit.
“E dimë se do të luajmë në një stadium të madh, por mos harroni se ne luajmë çdo dy javë në “San Siro”, ku na mbështesin gjithmonë më tepër se 60 mijë persona, ndaj nuk do të na bëjë përshtypje. Skuadra është rritur shumë në aspektin e mentalitetit dhe këtë gjë dua ta shikoj edhe nesër. Nëse ne bëjmë lojën tonë dhe interpretojmë si duhet situatat, mund të kthehemi të kualifikuar nga Londra”, mbylli deklaratën e tij Spalletti.

Të tjera
-
A e dini ku janë ZBRITJET ma t’mdhaja për festën e Bajramit?
Edhe këtë vit, si çdo herë tjetër, lideri i marketeve Viva Fresh ju sjell ofe...
-
Bosnja lëshon urdhërarrest ndërkombëtar për Dodikun, pasi ky i fundit shkoi në Izrael
Pasi në mediat boshnjake u raportua për lëshimin e një urdhër-arresti ndërkom...
-
Certifikimi i rezultateve | Kurti së bashku me ministrat sot pritet të japin dorëheqje
Kryeministri aktual, Albin Kurti deri sot pritet ta mbajë pozitën e kreut të...
-
Ushtarët e KFOR-it stërviten për kontroll të turmave dhe përballim të trazirave
Ushtarët nga Italia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, kanë kryer stërvit...
-
Muharremi fton qytetarët: Dërgoni këtë email në ZRRE, e keni të gatshëm, mos lejoni rritjen e çmimit të energjisë
Njëri ndër organizatorët e “Asnji cent ma shumë”, një iniciativë kundër shtre...
-
Babai sụlmon vajzën në Pejë, Policia jep detaje
Një rast i dhunës në familje është raportuar në Pejë, ku një burrë ka sulmuar...
-
Prokuroria jep detaje për rastin në Gjilan: I dyshuari përfitoi rreth 50 mijë euro përmes detyrimit
Prokuroria Themelore në Gjilan ka dhënë detaje lidhur me arrestimin e një per...
-
Bajrami numëron tri dështimet e Qeverisë “Kurti”: Dyfishimi i çmimit të rrymës, thellimi i deficitit tregtar dhe inflacioni i lartë
Ish-ministrja e tregtisë dhe industrisë, po ashtu edhe ish-ministre e Financa...
-
Rama: Nga 1 janari 2026, paga minimale do jetë 500 euro
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama tha sot se paga minimale në vendin tonë d...
-
Çfarë pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve?
Pasditen e 27 marsit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të bëjë certifikimin ...
-
Policia shqiptoi mbi 2 mijë gjoba për 24-orë
Policia e Kosovës brenda 24 orëve ka shqiptuar mbi 2 mijë e 166 tiketa trafik...
-
Tejkaloi në vijë të plotë, kaq u gjobit shoferi në Ferizaj
Policia në Ferizaj ka njoftuar se ka pranuar një video ku shihet një veturë d...