Lajme

Sot varroset personi që mbeti i vrarë mbrëmë nga përleshja “Sekiraqa-Capat”

Autori: Gazeta inFokus 10:58 | 02 September 2024

Sot varroset Premtim Gashi, personi që mbeti i vrarë nga përleshja e mbrëmshme mes dy grupeve Sekiraqa-Capat”.

Lajmin e ka konfirmuar një mik i të ndjerit përmes një postimi në Facebook.

Siç thuhet në njoftim, të ndjerit do t’i jepet lamtumira e fundit në varrezat e Prishtinës në orën 16:00.

-Advertisement-

“Njoftim: Familjar, miq e dashamire me dhimbje të thellë ju njoftojm se sot me datenë 02.09.2024 nderroj jetë më i dashuri jonë Premtim Gashi duke na lënë perherë të pikelluar. Varrimi i të ndjerit behet sot me daten 02.09.2024 me Namaz të Ikindis në/s ora 16:00 në varrezat e prishtines ( arberi-dragodan )”, thuhet në postimin e mikut të të ndjerit.

May be an image of 1 person, suit, wrist watch and car

Ndryshe, policia ka dhënë detaje rreth përplasjes së armatosur përmes raportit të sotëm duke treguar se rasti ka ndodhur rreth orës 22:04 në rrugën “Gazmen Zajmi” në Prishtinë.

Si pasojë e përleshjes me armë, Premtim Gashi mbeti i vdekur ndërkaq pesë të tjerë u plagosën.

Të plagosurit po trajtohen në QKUK nën masën e arrestit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?
-Advertisement-

Të tjera