Lajme

Sot varroset Bedri Rexhepi

Autori: Gazeta inFokus 08:43 | 20 October 2022

Mbetjet mortore të Bedri Rexhepit do të varrosen sotnë orën 13:00 në varrezat e qytetit në Shtime.

Kështu ka njoftuar familja e të ndjerit përmes një shkrimi në Facebook, ku thuhet se i ndjeri është vrarë nga një familje të cilës i kishte ndihmuar Bedriu.

“Duam të ju informojmë që Bedriu ka rënë pre e një mashtrimi me qellim të ulët të grabitjes, në mënyrën më tradhtare. Më e keqja dhe goditësja është se ky akt makabër i është shkaktuar nga një familje të cilës Bedriu jonë vazhdimisht i ka shtrirë dorën e përkrahjes dhe pa aspak hezitim i ka ndihmuar”.

-Advertisement-

Kjo familje i ka falënderuar institucionet shtetërore për zbardhjen e këtij rasti.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, saktësisht prokurori i rastit, Armend Hamiti, ditë më parë përmes një konference për media, ka dhënë detaje lidhur me rastin.

Ai tha se Bedri Rexhepi, tashmë i ndjerë, është ekzekutuar për 30 mijë.

“Sipas hetimit tonë, i cili ka zgjatur rreth 18 muaj, rezulton se vrasja ka ndodhur për shkak të përfitimit material për shumën 30 mijë euro. Të akuzuarit kanë besuar që Bedri Rexhepi tashmë i ndjerë, i posedonte për të cilin më pas kanë bërë plan dhe e kanë ekzekutuar”, tha Hamiti, njofton Klankosova.tv.

Poashtu, ai ka njoftuar se lidhur me këtë rast është ngritur aktakuzë ndaj dy personave, Jeton dhe Nexhat Vllasaliu, për veprat penale “vrasje e rëndë në bashkëkryerje” dhe “dëmtimi i varreve apo kufomave”.

Bedri Rexhepi fillimisht u pati raportuar i zhdukur më 9 prill të vitit të kaluar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’
-Advertisement-

Të tjera