Lajme

Sot pritet të mbahet edhe seanca për Qeverinë nga kjo orë

Autori: Gazeta inFokus 12:34 | 13 September 2026

Në një seancë të re gjatë së dielës pritet të votohet për Qeverinë e re, Kurti 4.

Megjithatë, shumica parlamentare e Vetëvendosjes është vënë në pikëpyetje për shkak të një posti ministror që u takon komuniteteve rom, ashkali, egjiptian. Siç mëson Klan Kosova, propozimi është që të largohet nga qeveria Elbert Krasniqi nga komuniteti egjiptian, dhe në vend të tij të emërohet Sejnur Veshalli nga komuniteti rom.

Nëse insistohet me Krasniqin, përkrahjen për qeverinë pritet ta tërheqë deputeti Veton Berisha dhe partia e Veshall, Partia Rome e Bashkaur e Kosovës.

-Advertisement-

Nga 62 vota sa ka tash koalicioni VV me partitë e tjera do të binte në 60, çka ia pamundëson votimin e qeverisë.

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy