Sot pasdite takohen delegacione të nivelit të lartë politik Vetëvendosje – LDK
Autori: Gazeta inFokus 13:01 | 28 November 2019
Në orët e pasdites së sotme do të takohen delegacione të nivelit të lartë politik në mes të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës për të shqyrtuar mundësinë e arritjes së një koalicioni për bashkëqeverisje
Sipas burimeve të Gazetës Express, në këtë takim do të marrin pjesë krerët më të lartë të dy partive, përfshirë kryetarët dhe nënkryetarët. Pra delegacionet e dy partive që do të takohen do të jenë nga 4 deri në 6 persona.
Sipas informatave që ka Gazeta Express gjasat që sot të nënshkruhet koalicioni janë të pakta, megjithatë një gjë e tillë nuk përjashtohet.
Ky takim në mes të LVV-së dhe LDK-së vjen një ditë pas certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve nga Komisioni Qendror Zgjedhor.
Në takimin e fundit që kishin pasur Isa Mustafa dhe Albin Kurti kishin deklaruar se pas certifikimit të rezultateve, brenda një afati prej 72 orësh do të takohen për të diskutuar rreth arritjes së një koalicioni, meqenëse diskutimet në nivel ekspertësh kanë përfunduar.
Nga Lëvizja Vetëvendosje ndërkohë mbrëmë kanë dalë me një qëndrim pas certifikimit të rezultateve nga KQZ ku thoshin se mëngjesi i së hënës duhet t’i gjejë dy partitë me koalicion të nënshkruar.
Sipas deklaratave të deritanishme dy partitë kanë bashkërenduar 90% të programit, ndërsa kanë mbetur pa u marrë vesh për ndarjen e posteve ministrore dhe disa çështjeve tjera.
Se do të ketë takim e ka konfirmuar edhe Fatmire Kollçaku nga LVV.
“Ne ka gjasa që sot të ndodhë një takim dhe besoj që do të informoheni. Jemi të interesuar që sa më shpejt të formohen institucionet e Republikës së Kosovës. Ju e dini këtë zvarritje të madhe prej dy muajsh dhe vërtetë ne nuk kemi kohë për të humbur. Ne me partnerin e koalicionit tashmë kemi përafruar çështjet programore, ka pasur komunikim dhe do të informoheni shpejt”, ka thënë ajo.
Të tjera
-
Rohde: Gjermania do t’i katërfishojë forcat e saj në Kosovë
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde ka thënë se shteti i tij do t’i...
-
Kurti u kërkon takim partive parlamentare
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i ka ftuar kryetarët e partive parlamenta...
-
Abdixhiku në Suharekë: LDK-ja ka program që u përgjigjet çështjeve të dekadës e rindërton aleancat
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka vizituar qytetin e Suharekës dhe fshat...
-
Suspendohet kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, incizoi tinëz kolegët
Kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, toger Imer Zeqiri është suspend...
-
Një muaj paraburgim për anëtarin e grupit famëkeq “Albkings” që shpërndau numrat telefonikë
Gjykata Themelore në Prishtinë caktuar masën e paraburgimit kundër të pandehu...
-
Kurti, Vuçiq, Rama, O’Brien mblidhen në Mal të Zi në Samitin Rajonal të liderëve, kjo është agjenda
Samiti Rajonal i liderëve do të mbahet në Kotor të Malit të Zi më 15 dhe 16 m...
-
Haradinaj: Nëse Kosova s’anëtarësohet në KiE është përgjegjësi e Osmanit, Kurtit e Konjufcës
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se nëse humbet momentumi i pran...
-
Haziri: Ballafaqimi i Kurtit për anëtarësimin në KiE është humbje për Kosovën
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka thënë se balla...
-
Zgjedhjet në Maqedoni: Afati për ankesa në KSHZ përfundon pak para mesnatës
Afati për dorëzimin e ankesave në Komisionin Shtetëror Zgjedhor në Maqedoni t...
-
Dërgohen në Finlandë mostrat biologjike të terror*istëve të Banjskës
Ministria e Drejtësisë në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale i kanë dërguar ...
-
Sveçla: Vetëm sot 29 qytetarë i kanë konvertuar patentë shoferët ilegal në RKS
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka njoftuar se në ditën e parë,...
-
Tetë vite burgim për serbët që kultivuan kanabis në laboratorë në veri, një tjetër akoma në arrati
Ivan Slaviq dhe Redenko Keseroviq janë dënuar me gjithsej tetë vite burgim, p...