Lajme

Sot mbahet seanca e Kuvendit, në rend dite disa projektligje

Autori: Gazeta inFokus 06:53 | 26 May 2022

Sot me fillim në ora 10:00, Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancë plenare në të cilën në rend dite janë shqyrtimi i disa projektligjeve, zgjedhja e pesë zëvendësve të Avokatit të Popullit dhe zgjedhja e një anëtari të Komisionit të Pavarur për Media.

Seanca do të fillojë me deklarimet jashtë rendit të ditës, pyetjet parlamentare, miratimi i procesverbalit nga Seanca plenare e mëparshme, do të bëhet shqyrtimi i dytë i Projektligjit për provimin e jurisprudencës, shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Agjencinë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës, shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Pijet e Forta Alkoolike, shqyrtimi i dytë i Projektligjit 08/L-010 për Krijimin e Infrastrukturës Kombëtare të Informacionit Hapësinor në Republikën e Kosovës dhe shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Mbeturinat nga industritë nxjerrëse të mineraleve.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’

Të tjera