Sport

Sot hidhet shorti për finalet e Ligës së Kombeve

Autori: Gazeta inFokus 10:20 | 03 December 2020

Sot do të hidhet shorti për finalet e Ligës së Kombeve, pas përfundimit të fazës së grupeve, shkruan Gazeta inFokus.

Ceremonia do të mbahet në Nyon në ora 17:30.

Në garë për këtë trofe do të jenë skuadrat fitueset e grupeve të Ligës A, Italia, Belgjika, Spanja dhe Franca.

-Advertisement-

Këto ndeshje do të zhvillohen mes datave 6 dhe 7 tetor 2021, kurse finalja do të luhet me 10 tetor të vitit të ardhshëm.

Është paraparë që këto duele të mbahen në Itali, meqenëse është kombëtarja që ka zënë vendin e parë në grupin e parë në Ligën A, kurse në rast dështimi atëherë këto përballje do të luhen në Poloni dhe Holandë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ
-Advertisement-

Të tjera