Sport

Sonte Turqia U21 pret Kosovën U21

Autori: Gazeta inFokus 11:22 | 17 November 2020

Kombëtarja e Kosovës U21 sonte është mysafire e Turqisë U21, ndeshje kjo që zhvillohet në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian, shkruan Gazeta inFokus.

Të drejtuarit e Rafet Prekazit do të zbresin në fushë në kërkim të fitores, sidomos pas humbjes ndaj Shqipërisë me rezultat 1-0.

Sfidën e fundit me Turqinë, ‘Dardanët’ e rinj e luajtën në qershor në ‘Fadil Vokrri’ dhe i takoj kosovarëve me rezultat 3-1.

-Advertisement-

Kosova pozicionohet e parafundit në grupin e tretë me 9 pikë, pas gjashtë humbjesh nga 9 ndeshje të zhvilluara.

Ndeshja luhet sot në Samsun me fillim nga ora 17:00./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin

Të tjera