Lajme

Sondazhi i RTCG’së: Shqiptarët më pro-evropianët në rajon, kosovarët të dytët

Autori: Gazeta inFokus 11:20 | 19 October 2022

Në një sondazh të publikuar nga televizioni publik malazias (RTCG), Shqipëria (97%) dhe Kosova (93%) kryesojnë në disponim pro integrimit në bashkësinë evropiane.

Në sondazh jepet që qytetarët e Malit të Zi e mbështesin me 76%, Bosnje-Hercegovina gjithashtu me 76%, ndërsa më së paku mbështetet në Serbi, me vetëm 34% të qytetarëve pro integrimit në Bashkimin Evropian.

-Advertisement-

Në një sondazh të publikuar nga Ubo Consulting në mars të këtij viti, Kosova shënonte 95 përqind pro anëtarësimit në NATO dhe 93.9% pro anëtarësimit në BE.

Në atë pyetësor qytetarët e të gjitha etnive, pyeteshin se “a duhet Kosova të anëtarësohet në NATO” dhe “a duhet Kosova të anëtarësohet në BE”, ku vetëm 0.4% ishin përgjigjur me “jo” dhe vetëm 0.2% me “nuk e di”.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC

Të tjera