Sondazhi i KDI-së: Qytetarët me besueshmëri të ulët në drejtësi, kërkojnë reformë
Autori: Gazeta inFokus 12:16 | 29 September 2022
Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), ka mbajtur sot konferencë për media, në të cilën janë shpalosur rezultatet e hulumtimit të opinionit publik të realizuar gjatë periudhës 10 deri me 18 shtator të këtij viti, që reflekton këndvështrimet e qytetarëve të Kosovës mbi reformën në sistemin e drejtësisë.
Gjatë prezantimit të të dhënave, hulumtuesi i KDI-së, Arbër Thaçi, theksoi se sondazhi prej 6 pyetjeve, është realizuar me metodën e Omnibusit, në të cilin kanë marrë pjesë 1065 respodentë të moshës mbi 18 vjeç nga i gjithë territori i Kosovës.
Me këtë sondazh është synuar të nxirren perceptimet dhe disponimi i qytetarëve për nevojën e reformës në sistemin e drejtësisë, besueshmërinë e qytetarëve në organet e drejtësisë, çështjen e Vettingut dhe Byronë Shtetërore për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë, si dy procese që janë në qendër të reformës në drejtësi.
Në pyetjen e parë drejtuar qytetarëve, lidhur me atë se sa i besojnë ata sistemit të drejtësisë në Kosovë, ku vlera 1 është aspak dhe 5 plotësisht, mesatarja e besueshmërisë ka rezultuar të jetë 3.14.
Në pyetjen e radhës drejtuar qytetarëve se çfarë do të thotë për ata reforma e thellë në drejtësi, për 52.6% dhe 47.9% të qytetarëve reforma fokusohet kryesisht në rritje të kualitetit të gjykatave, respektivisht për qytetarët reforma përfaqëson gjyqtarë profesional dhe gjykata të pavarura. Ndërsa, për 40.7% të qytetarëve të anketuar reforma në drejtësi do të thotë luftë më efikase kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Në anën tjetër, 39.4% dhe 36.4% e qytetarëve e shohin reformën në drejtësi në zgjidhjen më efikase të rasteve gjyqësore dhe qasje më të lehtë në sistemin e drejtësisë.
Në pyetjen pasuese qytetarët janë pyetur se a mendojnë që sistemi i drejtësisë mund të reformohet. Lidhur me këtë, një përqindje shumë e lartë e qytetarëve prej 70.8% janë të mendimit se reforma në drejtësi është e mundur, për dallim nga 19.3% që mendojnë se sistemi i drejtësisë nuk mund të reformohet.
Kur janë pyetur për çështje konkrete të reformës në drejtësi si çështja e Vettingut, Thaçi theksoi se kjo pyetje ka pasur për qëllim të nxjerr në pah se sa e kuptojnë qytetarët çështjen e Vettingut në drejtësi. Nga rezultatet e sondazhit del se procesi i Vettingut për përqindjen më të lartë të qytetarëve, konkretisht mbi gjysmën e tyre prej 53.2% dhe 50% nënkupton vlerësimin e integritetit të gjyqtarëve dhe prokurorëve, respektivisht vlerësimin e prejardhjes së pasurisë së gjyqtarëve dhe prokurorëve. Në anën tjetër, për një shumicë të konsideruar të qytetarëve (49.7%), procesi i Vettingut nënkupton vlerësim të aftësive profesionale të gjyqtarëve dhe prokurorëve.
Kur janë pyetur se sa e përkrahin ata Vettingun në sistemin e drejtësisë, shumica e qytetarëve, konkretisht 73.7% e tyre janë deklaruar në mbështetje të këtij procesi, për dallim të 13.1% të qytetarëve që nuk janë dakord që ky proces të ndodhë.
Në pyetjen e fundit pjesë të këtij sondazhi, qytetarët janë pyetur edhe për çështjen e Byrosë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së pajustifikueshme, që është po ashtu pjesë e reformës në sistemin e drejtësisë. Konkretisht për këtë çështje qytetarët janë pyetur se a e përkrahin idenë e krijimit të një organi të tillë. Lidhur me këtë, 76.6% e të anketuarve kanë shprehur mbështetje për krijimin e Byrosë Shtetërore, me 11.8% e tyre që nuk e mbështesin një gjë të tillë.
Të tjera
-
Me inciativë të Pacollit, së shpejti një shesh në Nairobi do të emërohet me emrin e Nënë Tereza- do të ngritet edhe shtatore
Jetlir Zyberaj, ish-shefi i stafit të ish-presidentit Behgjet Pacolli, ka njo...
-
“Qytetarët e Klinës janë forca ime dhe e AAK-së”- Haxhi Ibishi me plotë emocione flet për hapjen e fushatës së AAK-së
Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Haxhi Ibishi me n...
-
Arrestimi i Arsenijeviqit në veri, deklarohen nga Policia e Kosovës
Kryetari i Demokracisë Serbe, Aleksandar Arsenijeviq është liruar pas arresti...
-
Valdrin Sahiti i ashpër për politikanët: Aty ka njerëz që s’kanë menaxhu as në shtëpi të vet
Figura nga kultura e sporti i janë bashkuar partive politike për të garuar në...
-
Xhemaili i AAK-së: Kjo madhështi e hapjes së fushatës na përcjell drejt fitores me 9 shkurt
Kandidati për deputet nga koalicioni i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës me n...
-
Haradinaj: Kurti në pozicionin e njëjtë me Dodikun dhe Vuçiqin sa i përket angazhimit për anëtarësim në NATO
Kandidati i AAK-së për kryeministër të Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kritikua...
-
Krasniqi për Qeverinë Kurti: Mburracakë jokompetentë që s’kanë bërë asgjë, potenciali i Kosovës u shpërdorua për katër vjet
Sonte, në ditën e dytë të fushatës zgjedhore, Partia Demokratike e Kosovës ka...
-
Bedri Hamza: Me masivitet të jashtëzakonshëm Ferizaj i dha sonte mbështetje misionit tonë për Kosovën
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, nga tubimi në Fe...
-
“Albin Kurti është enciklopedi e gjallë. Fat i mirë që e kemi kryeministër”, ky është vlerësimi i babait të Doarsa Kicës, “të përkëdhelurës” së Lumir Abdixhikut të LDK-së
Babai i Doarsa Kicës, Xhelil Kica, profesori i njohur dhe i respektuar, ka dh...
-
Minatori i Trepçës i dhuron Albin Kurtit gur të çmuar pasi përfundoi fjalimin në tubimin në Mitrovicë
Një minator i Minierës së Trepçës ka sjellur një gur të çmuar në tubimin e Lë...
-
Arsenijeviq pengon policinë, momenti kur arrestohet në Mitrovicë (PAMJE)
Kryetari i Demokracisë Serbe, Aleksandar Arsenijeviq, është ndaluar në shëtit...
-
Hamza: Ju siguroj që me mua si kryeministër, Kosova do të jetë më e zhvilluar
Kandidati i Partisë Demorkatike të Kosovës për kryeministër, Bedri Hamza, par...