Sondazhi i fundit: VV pas tensioneve në veri e përplasjes me ndërkombëtarët pëson rënie, LDK e PDK me diferencë 3%
Autori: Gazeta inFokus 09:02 | 05 July 2023
Sondazhi i fundit i realizuar nga një kompani kredibile tregon për një rënie të theksuar të besimit të qytetarëve për partin në pushtet, Vetëvendosjen.
Partia e Albin Kurtit duket se ka humbur besimin e një numri të madh të qytetarëve.
Matja e fundit që është realizuar këto ditë, pas zhvillimeve në veri të Mitrovicës dhe përplasjes së qeverisë së drejtuar nga Albin Kurtit me bashkësinë ndërkombëtare, tregojnë për humbje të besimit të qytetarëve.
Kjo matje është bërë për llogari të një organizate dhe nuk është e porositur nga partitë politike.
Partia e Albin Kurtit e cila në zgjedhjet e fundit doli partia më e votuar duke marr mbi 50 për qind të votave të qytetarëve, sipas këtij sondazhi që ka arritur ta siguroj Gazeta Infokus po del se ka rënë në 40 %. Madje, trendet sipas organizatës që ka bërë këtë hulumtim janë në rënie sa i përket partisë së Albin Kurtit.
Megjithëkëtë, VV prinë bindshëm krahasuar me dy partitë tjera LDK dhe PDK.
LDK tani gëzon besimin e 26 për qind të qytetarëve, madje trendet e këtij subjekti politik sipas burimeve të Gazetës Infokus janë në rritje.
Aktualisht, 3 për qind më pak të besimit të qytetarëve ka Partia Demokratike e Kosovës. Partia e drejtuar nga Memli Krasniqi gëzon besimin e 23 për qind të qytetarëve.
E më keq qëndron partia e Ramush Haradinajt. Sipas sondazhit AAK gëzon 8 për qind të besimit të qytetarëve. Madje trendet për këtë parti nuk janë të mira.
Por shumë më keq qëndrojnë NISMA, GUXO, AKR e PSD.
Sipas sondazhit nëse këtë të diele do të mbaheshin zgjedhjet NISMA e Fatmir Limajt, Guxo, pjesë e së cilës është Vjosa Osmani, PSD e Dardan Molliqajt dhe AKR e Behxhet Pacollit, edhe nëse do të bëhen bashkë nuk do ta kalonin as pragun elektoral, pra nuk do të mund të merrnin as 5 për qind të besimit të qytetarëve.
Sondazhi i fundit do të publikohet nga porositësi në ditët në vijim me detaje të shumta në matje të kombinuara dhe me sqarime të detajuar të faktorëve qe kanë quar në këtë ndryshim të votuesve potencial. /Gazeta Infokus/
Të tjera
-
Bajrami: Shpërndarja e buxhetit në kohë fushate është skemë e korrupsionit publik
Deputetja nga rradhët e LDK-së, Hykmete Bajrami ka deklaruar se shpërndarja e...
-
Kurti për refuzimin e takimit me sindikalistët e sektorit privat: Në zyrën time vijnë kur s’kryejnë punë diku tjetër
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u pyet për refuzimin e takimit me kryesi...
-
“Shpia, familja po konsiderohet si vendi më i rrezikshëm për gratë dhe vajzat”
Këtë javë në emisionin “Gratë në Fokus” me Meme Smajli, ishte e ftuar artistj...
-
Zv. Ministri i Kurtit: E kam parë vet listën, përveç Albin Kurtit i gjithë kabineti qeveritar ka qenë në “listën e zezë” të KFOR-it
Zëvendësministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Arbër Vokrri, ka konfirm...
-
Murati: Do të krijohet një institut i ri dhe një fond për pushimin prindëror dhe lehonave
Në konferencën për media ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran...
-
Murati tregon se kur pritet të ekzekutohen 100 eurot për fëmijët e pensionistët: S’ka nevojë për aplikim
Qeveria vendosi t’ua ndajë nga 100 euro fëmijëve (0-16 vjeç) e pensionistëve ...
-
Qeveria i ndan nga 100 euro për secilin pensionist dhe fëmijët deri në 16 vjeç
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, e ka mbajtur një konferencë për media bas...
-
Mbyllja e TikTok-ut në Shqipëri, reagon kompania kineze: Presim sqarime urgjente
Kompania kineze e rrjetit social, TikTok ka reaguar në lidhje me vendimin e q...
-
90% e prindërve kërkuan mbylljen e TikTok-ut, Rama publikon anketimin e bërë me prindërit
Kryeministri Edi Rama shprehet se 90% e prindërve janë dakord me mbylljen e T...
-
Rohde falënderon Kosovën për solidarizimin me Gjermaninë pas sulmit në Magdeburg
Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka falënderuar Kosovën për mesazhet...
-
Rriten pritjet te Dheu i Bardhë
Qendra për Menaxhimin Kufitar e Ministrisë së Punëve të Brendshme, ka njoftua...
-
“Mas vshtiri u kanë mas lüfte, u dasht mu kthy me mbledh niher familjen”- Historia më emocionuese që keni dëgjuar ndonjëherë
Bisnesmeni i suksesshëm shqiptar në Gjermani, Shahin Dervishaj, për herë të p...