Rozë

S’ndalet Ana: Sërish ndërhyrje estetike!

Autori: Gazeta inFokus 23:47 | 15 April 2021

Prej e pas aventurës në “Përputhen”, ish-konkurentja simpatike, Ana Kauri ka ndryshuar goxha në pamje.

Ajo fillimisht mbushi buzët duke ndryshuar tërësisht nga imazhi me buzët e holla.

-Advertisement-

Pas daljes nga programi, ajo iu nënshtrua edhe operacionit të hundës.

E mesa duket pas disa intervenimeve, ajo (fatkeqësisht) nuk do të ndalet.

Përmes rrjeteve sociale, Ana ka bërë të ditur se nesër do t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje të re, pa e treguar saktësisht atë.

Kujtojmë se pak kohë më parë u bë e ditur që edhe një prej meshkujve më të komentuar, Fatjoni ka investuar tek vetja duke mbjellë flokët pas daljes nga programi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €

Të tjera