Smith me trupin gjykues rëndojnë rastin e krerëve – përjashtojnë Gjykatat e Kosovës dhe vendosin vetë për dëmshpërblimin e viktimave të pretenduara
Autori: Gazeta inFokus
14:18 | 30 September 2026
Paneli i Trupit Gjykues në Hagë, i cili më 16 shtator dënoi Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin me gjithsej 81 vjet burgim, ka vendosur që çështjen e dëmshpërblimit të viktimave pjesëmarrëse ta trajtojë vetë, në vend që ato t’i referojë për procedurë civile në gjykatat e Kosovës.
Trupi Gjykues, i kryesuar nga gjyqtari Charles Smith, ka vendosur të zhvillojë procedurën e reparacioneve dhe, pas shqyrtimit të kërkesave, të nxjerrë vetë urdhrin përkatës për dëmshpërblim.
Në argumentet e paraqitura para Panelit, Mbrojtësi i Viktimave kishte ngritur një sërë shqetësimesh lidhur me funksionimin e sistemit të drejtësisë civile në Kosovë.
Mes tyre përmenden kohëzgjatja e procedurave gjyqësore, pretendimet për një nivel të caktuar korrupsioni dhe ndërhyrjesh në sistemin juridik, mungesa e burimeve të mjaftueshme për ndihmë juridike, si dhe çështjet që lidhen me afatet e parashkrimit.
Mbrojtësi i Viktimave ka argumentuar gjithashtu se për disa nga viktimat pjesëmarrëse do të ishte shumë e vështirë që kompensimin ta kërkonin përmes procedurave civile në Kosovë.
Një tjetër çështje e ngritur lidhet me mbrojtjen e identitetit të viktimave. Sipas argumenteve të paraqitura, procedurat para gjykatave në Kosovë nuk do të garantonin domosdoshmërisht të njëjtin nivel të masave mbrojtëse dhe anonimitetit që viktimat kanë pasur gjatë procesit para Dhomave të Specializuara.
Pas këtyre argumenteve, Paneli vendosi që procedura për dëmshpërblim të zhvillohet në Hagë.
Në vendim është përcaktuar gjithashtu që ekipet e mbrojtjes të paraqisnin kundërshtimet eventuale lidhur me këtë çështje deri më 22 shtator 2026.
Ndërkohë, Mbrojtësi i Viktimave është urdhëruar që kërkesën për dëmshpërblim ta dorëzojë deri më 14 tetor 2026.
Dhomat e Specializuara kanë nxjerrë edhe më herët urdhra për dëmshpërblimin e viktimave. Në rastin e Salih Mustafës ishte përcaktuar një shumë prej 207 mijë eurosh, ndërsa në rastin e Pjetër Shalës ishte caktuar dëmshpërblim prej 208 mijë eurosh.
Çështja e reparacioneve në rastin e Shalës ka kaluar edhe në procedura para Dhomës së Specializuar të Gjykatës Kushtetuese.
Në çështjen KSC-BC-2020-06 ndaj Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit janë gjithsej 156 viktima pjesëmarrëse në procedurë.

T� tjera
-
Bisedë telefonike, Erdogan dhe Trump diskutojnë për marrëdhëniet mes Turqisë dhe SHBA-së
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka zhvilluar një bisedë telefonike me ...
-
Tre trupa gjenden në shtëpinë e të dyshuarit për sulmin në Krakov
Tre trupa të pajetë, të dy grave dhe një burri, janë gjetur në shtëpinë e të ...
-
Amerika ofron shpërblim 20 milionë dollarësh për informacione rreth programit bërthamor të Iranit
SHBA-ja ka shpallur një shpërblim deri në 20 milionë dollarë për informacione...
-
Rritet në 16 numri i të plagosurve nga sul*mi në Krakov, zbulohet mosha e autorit
Numri i të plagosurve ka arritur në 16 pas sulmit në Krakov të Polonisë, ku m...
-
Shefat e kabineteve të Albin Kurtit e Përparim Ramës, takim kokë më kokë në një restorant në lagjen e milionerëve
Ditën, përplasje me akuza e kundërakuza të ashpra për korrupsion, keqpërdorim...
-
TRONDITËSE- “Më shumë qahet për divorcin sesa vdekjen e një gruaje”
Stigmatizimi i grave vazhdojnë të jenë ndër problemet që ndikojnë në normaliz...
-
Vendimi i komunës – Shtrenjtohet parkingu, shqetësohen banorët
Me rregulloren e re të miratuar nga Kuvendi Komunal, shfrytëzimi i parkingjev...
-
Konjufca solidarizohet me Poloninë pas rastit në Krakov
Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Glauk Konjufca, ka dënuar sulmin e rë...
-
Kurti udhëton drejt Francës, merr pjesë në Forumin e Paqes dhe darkën shtetërore të Macronit
Kryeministri Albin Kurti ka udhëtuar drejt Francës, ku do të marrë pjesë në F...
-
“Ajo duhet me duru se është femër” – Psikologia flet për reagimet e familjarëve në rastet e dhunës ndaj grave
Dhuna ndaj grave në Kosovë vazhdon të jetë një problem shqetësues, ndërsa men...
-
Eurodeputeti holandez: Turp që aplikimi i Kosovës për statusin e vendit kandidat ka mbetur në sirtarët e BE-së
Eurodeputeti holandez Thijs Reuten e ka cilësuar si “turp dhe skandal” faktin...
-
A do garojë për kryetar të LDK’së?, Haziri: E shoh procesin ndryshe- Bajrami, Gashi e Rama emra kredibilë
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka folur për zhvillimet në Lidhjen Demokr...


































