Sport

Skuadra e njohur evropiane konfirmon 17 raste me koronavirus

Autori: Gazeta inFokus 14:25 | 20 January 2021

Skuadra e Benfices gjatë ditës së stome ka njoftuar për 17 raste pozitive me koronavirus, shkruan Gazeta inFokus.

Sipas njoftimit të klubit në mesin e të infektuarve janë lojtarë dhe anëtarë të stafit, por emrat nuk janë zbuluar.

Megjithatë, sipas raportimeve të mediave portugeze, pesë nga të infektuarit janë nga ekipi i parë dhe pritet izolimi i tërë skuadrës.

-Advertisement-

“Duke pasur parasysh këto të dhëna, në mbrojtje të shëndetit publik dhe integritetit fizik të sportistëve të prekur, Benfica njoftoi autoritetet shëndetësore në vend”, thuhej në njoftimin e klubit./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC

Të tjera