Skepticizëm për marrëveshje Kosovë-Serbi deri në mars 2023
Autori: Gazeta inFokus 09:57 | 03 December 2022
Njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare, Seb Bytyçi është skeptik se mund të arrihet marrëveshja për normalizim të marrëdhënieve Kosovë-Serbi deri në mars të vitit 2023. Ai thotë se ka vonesa nga Bashkimi Evropian për takimin e radhës Kurti-Vuçiq, pavarësisht marrëveshjes për targa dhe premtimeve për intensifikim të dialogut në kuadër të planit franko-gjerman.
Bytyçi thotë për KosovaPress, se ndërmjetësuesit e dialogut, si Lajçak, po ashtu edhe shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell kanë një qasje të ngadaltë për dialogun, e cila po i përshtatet Serbisë.
“Kishim deklarata nga Borell që brenda disa ditëve do të ketë ftesë për takim. Kjo kohë ka kaluar edhe ende nuk ka ftesë për takim të nivelit të lartë. Kjo është brengosëse, pasi nëse vazhdohet me këtë tempo nuk do të arrihet që të bëhet një marrëveshje deri para marsit. Ka hapësirë për brengosje sa i përket tempos të takimeve të nivelit të lartë. Duke ditur se nëse marrim periudhën paraprake, ka pasur shumë pak takime të nivelit të lartë të organizuara nga BE-ja… Në përgjithësi ka një qasje të ngadaltë nga përfaqësuesi Borell. Faktikisht ai dhe zyra e tij po shndërrohen në mundësues të qasjes zvarritëse nga Serbia. Deklarata të tilla për intensifikim të takimeve kemi pasur edhe më herët, mirëpo sjellja e mëvonshme nuk ka qenë në përputhje me ato deklarata. Ka pasur premtime se do të organizohen më shumë takime të nivelit të lartë, por nuk ka ndodhur kështu. E njëjta gjë po përsëritet dhe për këtë arsye duhet të jemi skeptikë dhe kritikë ndaj kësaj qasjeje të Borrellit”, thotë ai.
Bytyçi kërkon nga Qeveria e Kosovës që të shtyjë përpara planin franko-gjerman për dialogun, për të cilin thotë se mund të ndryshohet rrugës, varësisht prej negocimit të palëve.
Mirëpo, ai shton se fatkeqësisht ende nuk po negociohet plani, pasi Serbia ka vendosur parakushte për të njëjtin.
“Plani (franko-gjerman) duhet të negociohet dhe aty secila palë i ka kërkesat e veta. Ne fatkeqësisht ende nuk jemi tek negocimi i planit, pasi Serbia ka vendosur parakushte dhe tash për tash si duket ka një fokus te plotësimi i parakushteve që i ka vendosur Serbia. Kjo është e padrejtë sepse tash do të duhej të ishim në debatin apo diskutim të vet planit me qëllim të arritjes së një marrëveshjeje sa më shpejtë. Sigurisht se plani franko-gjerman mund të ketë ndryshime, por se çfarë do të jenë varet nga negocimi dhe paraqitja e secilës palë dhe sa është e aftë të negociojë më mirë”, shton Bytyçi.
Njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare, shprehet i shqetësuar edhe me kërkesat e aleatëve ndërkombëtarë, lidhur me formimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Ai thotë se i njëjti nuk duhet të formohet pa arritur marrëveshjen për normalizim të marrëdhënieve.
“Mund të përfundojmë në një situatë ku Kosova e formon asociacionin edhe pse Serbia nuk i ka zbatuar marrëveshjet e mëhershme. Por duke u thirrur në zbatimin e marrëveshjeve të mëhershme, Kosova e formon asociacionin dhe të njëjtën kohë s’ka marrëveshje për normalizim. Nëse kjo shndërrohet në politikë zyrtare do të ishte katastrofale për normalizim të marrëdhënieve Kosovë-Serbi. Asociacioni mund të diskutohet si pjesë e nënshkrimit të marrëveshjes dhe mund të implementohet pas nënshkrimit të marrëveshjes për normalizim. Po ashtu edhe në hap të njëjtë të implementimin e marrëveshjes edhe nga Serbia”, thekson ai.
Skeptik për marrëveshje të shpejtë Kosovë-Serbi, Bytyçi shprehet edhe për shkak të gjuhës së vrazhdë të presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, karshi kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.
Sipas tij, Serbia përdori emërimin e ministrit Nenad Rashiq në kabinetin qeveritar si arsye për të bojkotuar samitin e BE-së në Tiranë më 6 nëntor. Ai tha se arsyeja kryesore është mos vendosja e sanksioneve karshi Rusisë, pasi aty do të dilet me një deklaratë të përbashkët, ku dënohet agresioni rus në Ukrainë.
“Kjo e dëshmon qasjen e Serbisë se nuk është e gatshme t’i shkëpusë marrëdhëniet me Rusinë, pasi dihet se në samitin e Tiranës bëhet fjalë edhe për sanksionet ndaj Rusisë dhe do të kërkohet se të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor të jenë në përputhje me BE-në. Për këtë arsye Serbia nuk mund të aprovojë atë deklaratë dhe nuk merr pjesë në samit. Gjithashtu e shpërfaqë racizmin ndaj shqiptarëve në Kosovë dhe një shovinizëm ndaj serbëve të Kosovës, sidomos ndaj atyre që nuk janë të kontrolluar nga ai direkt. Kjo sjellje është arsye tjetër për të qenë skeptik për një marrëveshje të shpejtë”, deklaron ai.
Bytyçi për KosovaPress thekson se vazhdimi i status-qou është interes i Serbisë, pasi po pret ndonjë ndryshim politik, sidomos në ShBA dhe të jetë në pozitë më të favorshme./ksp
Të tjera
-
E bija e Ukshin Hotit: Aplikojë për punë por pa sukses, jam nënë vetushqyese e një fëmiu me nevoja të veçanta
Erleta Hoti, e bija e veprimtarit të njohur, Ukshin Hoti me anë të një status...
-
Avokati Bajraktari për rastin e Kajtazit: Dënueshmëria për këto vepra është deri në 5 vjet burgim
Avokati Ardian Bajraktari ka kërkuar nga organet e drejtësisë që rastin e gaz...
-
Hamza në Kaçanik ua premton prindërve nga 100 euro për fëmijët që detyrohen t’i çojnë në çerdhe private në mungesë të atyre publike
Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ka zhvilluar një takim me t...
-
Rritet numri i viktimave nga përmbytjet në Spanjë
Numri i viktimave nga vërshimet në Spanjë ka arritur në të paktën 158, teksa ...
-
RTK-ja emëron ushtruesin e detyrës së drejtorit të përgjithshëm
Bordi i Radio Televizionit të Kosovës (RTK) njoftoi se ka emëruar Hysen Hundo...
-
Autostrada Prishtinë – Gjilan, Haziri: Kjo punë do të përfundohet, por jo me Qeverinë Kurti
Lutfi Haziri, ish-kryetar i Gjilanit, ka reaguar ashpër ndaj qeverisë lidhur ...
-
Qendra Evropiane për Lirinë e Mediave dhe Shtypit kërkon hetime për pajisjen gjurmuese ndaj Vehbi Kajtazit
Qendra Evropiane për Lirinë e Mediave dhe Shtypit ka kërkuar që të nisin heti...
-
Pacolli: Nuk jam pishman që ia kam dhënë votën Qeverisë Kurti
Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli ka thënë se nuk është pishman që ia ka dhë...
-
Dugolli i VV-së hedh dyshime se pajisja në veturën e Vehbi Kajtazit nuk ishte gjurmues: Shqetësimet nuk adresohen me gjysmë të vërteta
Pushteti nëpërmjet një komenti në postimin e gazetarit Besnik Krasniqi që i d...
-
Mushkolaj: Organet e sigurisë ta zbardhin rastin e gazetarit Vehbi Kajtazi
Analisti Imer Mushkolaj ka reaguar pasi në veturën e gazetarit Vehbi Kajtazi ...
-
E dhimbshme: Viktima e aksidentit të rëndë në Bresalc është një grua 46-vjeçare
Një aksident i rëndë trafiku i cili ndodhi sot në fshatin Bresalc të Gjilanit...
-
Osmani vizitë në Katar, bisedime për të krijuar partneritete në fushën e arsimit të lartë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, po qëndron në Katar. Ajo së fundmi ka...