Opinione

Skena politike në prag tronditjeje: Çfarë pritet më 7 qershor?

Autori: Rona Veseli 10:20 | 21 Maj 2026

Kosova po hyn sërish në zgjedhje parlamentare, por këtë herë dilema nuk është se kush do të fitojë. Problemi real është nëse vetë procesi zgjedhor ka ende kuptim, kur vazhdon të prodhojë të njëjtin rezultat: paqëndrueshmëri dhe krizë. Në vend që zgjedhjet të sjellin stabilitet, ato po shndërrohen në një mekanizëm që vetëm po e përçajnë më shumë skenën politike dhe po destabilizojnë rregullin publik.

Por a do e ndryshojnë skemën politike zgjedhjet e 7 qershorit?

Faktorët që pritet të ndikojnë në rezultatin e zgjedhjeve janë të shumtë dhe të ndërlidhur. Zhvillimet e fundit politike tregojnë për mundësi të reja në partitë politike.

-Advertisement-

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka bërë të ditur se është arritur dakordim për bashkim me Vjosa Osmanin, ndërsa realizimi i këtij bashkëpunimi pritet të ndodhë në strukturat e brendshme të partisë. Një zhvillim i tillë mund të ndikojë në mobilizimin e votuesve dhe në ndryshimin e balancave politike, duke reflektuar edhe në një ulje të mundshme të mbështetjes për Lëvizjen Vetëvendosje.

Në të njëjtën periudhë, koha e mbajtjes së zgjedhjeve luan rol të rëndësishëm. Ndryshe nga zgjedhjet e mëparshme, kur pjesëmarrja e diasporës ishte më e lartë dhe konsiderohej faktor vendimtar, këto zgjedhje pritet të zhvillohen në një periudhë me prani më të kufizuar të saj.

Kjo nënkupton më pak votues nga jashtë dhe mund të ndikojnë drejtpërdrejt në uljen e përqindjes  tek partia Lëvizja Vetëvendosje, e cila në dy palë zgjedhjet e kaluara ishte fituese e pushtetit me një përqindje shumë të madhe.

Përsëritja e zgjedhjeve dhe mungesa e rezultateve konkrete kanë krijuar një lodhje politike tek qytetarët, e cila pritet të reflektohet në pjesëmarrje më të ulët ose në votë proteste.  Po ashtu, dështimi i miratimit të pakos emergjente prej 200 milionë euro ka ndikuar në perceptimin publik, duke prodhuar zhgënjim dhe duke rritur mosbesimin ndaj vendimmarrjes politike, sidomos pasi një shpërndarje e tillë në prag zgjedhjesh do të shihej si përpjekje për ndikim në votë.

Megjithatë, këta faktorë janë disa elemente që kanë ndikimin në zgjedhjet e qershorit, por zhvillimet aktuale tregojnë se mund të ketë një befasi të rezultateve, duke ndryshuar në mënyrë të dukshme skemën politike. Duke u bazuar në ndryshimet politike këto zgjedhje duket të jenë në favor të Lidhjes Demokratike të Kosovës, e cila me bashkimin me Vjosa Osmanin dhe prurjet e reja të kandidatëve për deputetë mund të shënojë një rritje të dukshme të partisë e cila dukshëm do ulë përqindjen e LVV-së.

Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, për shkak të bazës së tyre më të qëndrueshme dhe votuesve tradicionalë, nuk pritet të kenë lëvizje të mëdha në numrin absolut të votave.  Megjithatë, nëse pjesëmarrja e diasporës është më e ulët, kjo mund të ndikojë që këto parti të shënojnë rritje në përqindje, si rezultat i zvogëlimit të totalit të votuesve.

Pjesëmarrja në zgjedhje pritet të jetë më e ulët, rreth 40%, ndërsa një pjesë e diasporës mund të mos votojë fare. Kjo reflekton një lodhje dhe zhgënjim të qytetarëve, që mund të ndikojë drejtpërdrejt në rezultat dhe të prodhojë edhe rezultate të papritura.

Në këtë kontekst, pra në zgjedhjet e 7 qershorit, pritet një ndryshim drastik i skemës politike, e cila do e rikthejë stabilitetin politik. Kjo do vie si rezultat që Lëvizja Vetëvendosje nuk do e ketë fuqinë politike dhe rolin ekzekutiv në vend, dhe partitë e tjera do kenë rritje të fuqishme elektorale.

 

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy