Lajme

Skandaloze: Zëdhënësi i qeverisë Kurti lëshon komunikatë zyrtare me “Kosovë e Metohi”

Autori: Gazeta inFokus 15:33 | 18 August 2022

Një komunikatë zyrtare nga zyra e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti është publikuar dje në faqen zyrtare të ZKM-së, ku në një pjesë të komunikatës, Petar Petkoviq përshkruhet si shef i Zyrës për “Kosovë e Metohi”.

Të mërkurën zyra për media e kryeministrit e cila udhëhiqet nga zëdhënësi Përparim Kryeziu, ka lëshuar një komunikatë zyrtare me një gabim të tillë skandaloz.

Më pas kjo komunikatë është publikuar edhe një herë e redaktuar ku është hequr kjo pjesë dhe i është shtuar edhe pjesa ” e ashtuquajtur”, mirëpo e pa përmirësuar ka mbetur në emaili-et që zyra e kryeministrit i ka dërguar mediave.

-Advertisement-

Ky email përmbante intervistën e kryeministrit Kurti  të dhënë për BBC-në, ku përmendej edhe Petar Petkoviq, pjesa ku edhe është lëshuar ky gabim nga zyra e kryeministrit.

Në vazhdim gjeni pjesën e komunikatës ku Petroviqit i drejtohen si shef i Zyrës për “Kosovë e Metohi”./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!

Të tjera