Fokus

SKANDALOZE: Zbulohen “dallaveret” e hoteleve në Shqipëri, ja si i “vjedhin” kosovarët

Autori: Ermira Berisha 13:03 | 17 July 2024

Pas ankesave të shumta të kosovarëve për çmimet e larta për të kaluar pushimet në bregdetin shqiptar, Gazeta Infokus ka zbuluar se si turistët nga Kosova paguajnë shumë më shtrenjtë për akomodim në hotelet e Shqipërisë krahasuar me agjensionet e tjera turistike në botë.

Njëri nga hotelet në Golem “Klajdi Resort” kërkon 165 euro për person për turistët nga Kosova, krahasuar me 79 euro që kushton për agjensionin spanjoll, një diferencë që shkon deri në dyfishin e çmimit, shkruan Gazeta Infokus.

Këto dallime të konsiderueshme në çmime sjellin shqetësime për turistët nga Kosova, të cilët shpenzojnë shumë më tepër për të qëndruar në hotele të njëjtin standard në Shqipëri krahasuar me turistët nga vende të tjera./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Video e plotë:

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Birra të ftohta e me shumë ZBRITJE veç në Viva Fresh!
-Advertisement-

Të tjera