SKANDALOZE| Si po i largon Komuna e Ferizajt investitorët
Autori: Halil Berisha 13:35 | 09 December 2019
As kërkesa e Rrjetit të Bizneseve të Diasporës duket se nuk i ka bërë përshtypje kreut të Komunës ë Ferizajt, Agim Aliu që ti hapë rrugë një investimi në parkun e qytetit.
Naim Gashi, qytetar nga Ferizaj, ka kohë që ka planifikuar një investim në një hapësirë e cila qëndron e pashfrytëzuar të ndërtoj një objekt hotelier të përkohshëm nga druri e ta bëj vend rekreacioni, shkruan gazeta inFokus.
Kështu, Gashi, për të marrë lejen për ndërtim i është drejtuar Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural përkatësisht në Agjencinë Pyjore të Kosovës, në korrik të këtij viti.
Gazeta inFokus ka siguruar edhe pëlqimin që i është lëshuar Naim Gashit nga Ministria e Bujqësisë.
Këta i japin pëlqim “për lejimin e ndërrimit të destinimit të përkohshëm për marrje në shfrytëzim të tokës pyjore me qira, për ngrijten e objektit me material të karakterit të përkohshëm, në vendin e quajtur Kodra e Kazermës”
Por, pavarësisht kësaj, Gashi, nuk po mundet që të ndërtoj në atë pjesë ende.
Kjo, pasi punët i ka bllokuar Komuna e Ferizajt, ose më konkretisht Drejtoria e Urbanizmit në këtë komunë.
Naim Gashi, i është drejtuar kësaj drejtorie më 30 Gusht për lejen ndërtimore për sipërfaqen prej 15 ari.
Pavarësisht kësaj, që nga atëherë Naim Gashi nuk ka marrë përgjigje nga Drejtoria e Ubranizmit, shkruan gazeta inFokus.
Madje, Gazeta inFokus, ka mësuar se pas kërkesës që Naim Gashi ka bërë për investim në atë pjesë, nga Komuna e Ferizajt janë vendosur disa lodra për fëmijë, ani se deri në këtë kohë aty, nuk u kishte shkuar në mendje një gjë e tillë.
Gazeta inFokus ka siguruar edhe kërkesën që Gashi i ka dërguar Drejtorisë së Urbanizmit në Ferizaj, e ku që nga ajo ditë, ani se kanë kaluar muaj, nuk ka marrë përgjigje.
Madje, duke parë që kjo nuk ka rend të marr përgjigje, letër Kryetarit të Ferizajt, Agim Aliut, për këtë punë i ka dërguar edhe Rrjeti i Bizneseve të Diasporës Shqiptare, letër të cilën e posedon edhe Gazeta inFokus.
“Me datën 11.03.2019 është bërë kërkesa për informim / pëlqim në drejtorinë e urbanizmit dhe mjedisit në Komunën e Ferizajt ku edhe është dhënë informimi menjëherë”, thuhet në kërkesën e dërguar tek Kryetari i Komunës së Ferizajt.
“Me datën 12.03.2019 është bërë kërkesa në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural përkatësisht në Agjencinë Pyjore të Kosovës për marrjen e parcelës në shfrytëzim për ndërtimin e një restauranti.”
“Me datën 03.07.2019 është dhënë PËLQIMI nga Agjencia Pyjore e Kosovës për lejimin e ndrrimit të destinimit të përkohshëm për marrjen në shfrytëzim të tkoës pyjore me qira, për ngritjen e objektit me material të përkohshëm. Restaurant në sipërfaqe prej 0.15 ha. Respektivisht 1500 m2 pjesë e Ngastrës Kadastrale 00022-1, ZK-Ferizaj”
“Me datën 30.08.2019 është bërë kërkesa në Drejtorinë e Urbanizmit dhe Mjedisit për lejen ndërtimore duke dorëzuar të gjithë dokumentacionin e kërkuar sipas ligjeve dhe rregulloreve në fuqi. Tani kanë kaluar më shumë se 3 muaj dhe nuk keni kthyer përgjigje duke na prolonguar ne në realizimin e investimit të paraparë, për ne është e pakuptueshme kjo ngecje përderisa i tërë dokumentacioni është në rregull dhe origjinal sipas ligjeve në Republikën e Kosovës”.
Kështu, këta tani, duke e parë që nuk ka “hajr” prej Drejtorit të Urbanizmit, Lulzim Aliut, i janë dërguar shefit të tij, Agim Aliut, me shpresën që do të shqyrtohet lënda.
Gazeta inFokus, gati tre javë më parë i ka dërguar pyetje për këtë punë Drejtorit të Urbanizmit, Lulzim Aliut, ku kërkojmë përgjigje nëse është në proces të dhënies së lejes për ndërtim dhe nëse është aplikuar për një gjë të tillë.
Pse nuk i është kthyer përgjigje pavarësisht se kanë kaluar mëse 3 muaj dhe se a i ka vendosur Komuna e Ferizajt disa lodra për fëmijë në atë pjesë pas marrjes së kërkesës për leje të ndërtimit dhe pse janë vendosur pikërisht tash.
Mirëpo, pavarësisht kësaj, Aliu, nuk i ka kthyer përgjigje gazetës, madje për këtë kohë, nuk ka qenë i qasshëm as në telefon./Gazeta inFokus/
Të tjera
-
Lista Serbe nuk u certifikua nga KQZ-ja, Basha: Hapet e pame, Gratë te LDK, burrat te PDK, AAK përcjell tek dera
Deputeti i Lëvizjes Vetvendosje, Dimal Basha është tallur me opozitën pasi Li...
-
Publikohet lista e 16 subjekteve politike me 626 kandidatë për deputetë që i certifikoi KQZ-ja
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve certifikoi edhe pjesën e dytë të subjeteve pol...
-
Ngritet aktakuzë ndaj të pandehurit për ngasje në gjendje të dehur
Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ngritur aktakuzë kundrejt të pandehurit Y....
-
Vuçiq: Kurti po përpiqet të eliminojë të vetmin kundërshtar politik në Kosovë, që është Lista Serbe
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka deklaruar se kryeministri i Kosovë...
-
Kjo është 19-vjeçarja që sulmoi policët brenda stacionit policor në Prishtinë
Një vajzë 19-vjeçare, dyshohet që nën ndikimin e alkoolit, ka sulmuar zyrtarë...
-
Biden ua fal dënimin me vdẹkje 37 të burgosurve
Presidenti i ShBA-së, Joe Biden të hënën ua zbuti dënimet 37 nga 40 të burgos...
-
Reshjet e dendura të borës, Ministria e Infrastrukturës: Të gjitha rrugët janë të kalueshme
Që në orët e para të mëngjesit gati të gjitha komunat e Kosovës janë mbuluar ...
-
Haxhiu: Deri tash janë ngritur 67 aktakuza për krime lufte ndaj 174 personave
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka treguar se aktualisht në bazë të ...
-
Maqedonci e nderon ambasadorin Hovenier, me medaljen për shërbim të shquar
Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin...
-
Pushteti kërkon që intervistimi i Kurtit nga Specialja të bëhet sipas propozimeve të tyre, Haxhiu: Nuk ka asnjë arsye që prokurorët të refuzojnë
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka deklaruar të hënën se nëse Prokur...
-
KQZ merr vendim: Nuk certifikohet Lista Serbe
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) nuk e ka certifikuar Listën Serbe. Sh...
-
Alban Rraci mbledh mbështetësit e LDK-së në Klinë: Bashkë për ndryshim dhe fitore me 9 shkurt
Kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Klinë, Alban Rraci dhe ...