Fokus

Skandaloze: Shikojeni se si drejtori i Klinikës së Kirurgjisë Torakale i normalizon punimet dhe gjendjen e tmerrshme me pluhur, zhurmë e mbeturina me të cilën po përballen pacientët

Autori: Gazeta inFokus 11:45 | 11 February 2024

Gjendja alarmante në Klinikën e Kirurgjisë në qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ka bërë që pacientët të dërgojnë ankesa tek Gazeta Infokus.

Kujtojmë që Gazeta Infokus ka raportuar nga afër për renovimet, punimet e vrazhda, e pluhurin që kanë kapluar korridoret e dhomat e kësaj klinike.

Për këtë rast Infokus ka kontaktuar me drejtorin e Klinikës së Kirurgjisë Torakale Nazmi Kolgecin, dhe e ka pyetur se a është në dijeni për gjendjen e tmerrshme dhe pluhurin që ka kapluar atë repart.

-Advertisement-

Kolgeci gjatë bisedës telefonike me gazetaren Hateme Smajlin, ka normalizuar punimet dhe gjendjen e tmerrshme me pluhur, zhurmë e mbeturina me të cilën po përballen pacientët.

E në ankesat që ka pranuar Gazeta Infokus, pacientët alarmojnë se nga këtu pacientët mund të dalin edhe më të sëmurë se sa kur kanë hyrë në klinikë.

Për ta dëgjuar gjithë bisedën, ndiqeni storjen në vazhdim:


Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €
-Advertisement-

Të tjera