SKANDALOZE: Këtë shkollë në Viti e mbulon myku, shikoni si qindra karrige e banka i kanë hedhur në një klasë
Autori: Samire Jaha 17:33 | 02 May 2024
Shkollën ish teknike “Jonuz Zehnullahu”, në komunën e Vitisë duket se e ka mbuluar myku.
Kështu së paku shihet në disa pamje që një lexues i ka dërguar në redaksinë e Gazetës INFOKUS.
Në këtë videoxhirim shihet se si në një klasë të kësaj shkolle i kanë dërguar qindra karrige e banka të shkatërruara e madje këtë klasë ka filluar edhe ta mbulojë myku.
Ky lexues (emër i njohur për redaksinë), tha për Infokus se për këtë gjendje nuk po kujdesen nga Drejtoria e Arsimit të kësaj komune.
“Këto pamje, janë në ish shkollën teknike „Jonuz zejnullahu“ në Viti, DKA shihet se nuk kujdeset për inventarin shkollor, e kanë gjuajt kështu në një klasë të ish shkollës teknike, kur në anën tjetër të objektit ka punime për adaptim të hapësirave për inkubator biznesi. Ka një vit që është kjo gjendje, e pamjet dje janë marrë”, ka theksuara ky lexues për Infokusi.
E Infokusi ka biseduar edhe me drejtorin e shkollës teknike në komunën e Vitisë, Ali Bislimi.
Ai tha se ato pamje nuk munden me qenë në objektin që zhvillohet mësimi nga shkolla e tij, mirëpo për katin e tretë të kësaj shkollë nuk ka njohuri pasi ai kat shfrytëzohet nga shkolla e gjimnazit.
“Për momentin ne punojmë në dy shkolla në të njëjtën kohë në objektin e ri të shkollës teknike. Objekti është i shkollës tonë por përkatësisht shkolla është e ndarë në kate, se është edhe shkolla e gjimnazit, dhe ajo gjendje në katin e parë edhe të dytin nuk është. Tash nuk e di në katin e tretë që është e ndamë nuk po kritikoj nuk po them asgjë nëse ka apo jo asi pamje, tash unë jam drejtor i shkollës profesionale nuk kam njohuri për atë gjendje por katin e parë edhe të dytin e shfrytëzojmë ne dhe nuk ka asi gjendje”, tha Bislimi për Infokus.
Ndryshe ai shtoi se të dy shkollat janë ende të pa rinovuara.
“Nuk e di, nuk e di tash në cilin objekt, shkolla e gjimnazit është pa u renovu, ne e kemi aneksin edhe tek shkolla e vjetër edhe ajo është pa u renovu, por në shkollë ku mbahet mësimi nuk ka”, shtoi drejtori i kësaj shkolle për Infokus. /Gazeta Infokus/
Më poshtë gjeni pamje nga gjendja e kësaj klase:
Të tjera
-
Përurohet QKMF-ja në Mamushë, Kurti: Do të vazhdojmë të investojmë në infrastrukturën shëndetësore
Sot është bërë përurimi i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në M...
-
I refuzohet azili gruas nga Taxhikistani që përballet me dëbim nga Kosova
Autoritetet e Kosovës ia kanë refuzuar kërkesën për azil Sitora Atomamado...
-
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri nga ta lëndohet nga mjeti i mprehtë
Një përleshja ka ndodhur sot në sheshin ‘Adem Jashari” në Skenderaj, ku d...
-
Erëra të forta e shi orët në vijim, komuna e Prishtinës paralajmëron qytetarët: Reduktoni lëvizjet
Komuna e Prishtinës ka dalë me një paralajmërim për orët në vijim për shkak t...
-
Fitoi me çmim më të lartë prej 300 mijë eurove, Bulliqi e shpërblen me tender milionësh biznesmenin e afërt me VV-në
Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, e ka shpërblyer edhe njëhe...
-
Krasniqi: Sfidat e mësimdhënësve do të përfundojnë pas 9 shkurti me PDK-në në krye të Qveverisë
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, bashkë me Abelard ...
-
KFOR-i as pohon e as mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi
Radio Evropa e Lirë) – Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë (KFOR) nuk e ka...
-
Të shtunën ndërpritet për një orë trafiku nga udhëkryqi i Gjakovës në Klinë e deri te udhëkryqi i rrugës për Gjurgjevik
Ministria e Infrastrukturës njofton se nesër në trasenë e Zgjerimit të Rrugës...
-
Në Ditën e Alfabetit, prezantohet projekti për Fjalorin e ri të Gjuhës Shqipe
Sot është dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, i cili 116 vite më parë u unifik...
-
Konjufca pret në takim delegacionin nga Azia Jugore, diskutuan për rritje bashkëpunimi mes të dyja vendeve
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim delega...
-
Dogana kapi 15 mijë euro mall të padeklaruar në aeroport, gjatë javës
Dogana e Kosovës ka zbuluar dhe sekuestruar e mallra të padeklaruara në katër...
-
Bislimi në Poloni: Kosova në vitin 2024 – modeli i asaj se çfarë jemi në gjendje të arrijmë
Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, gjatë ditës së dytë të vizitës zyrtare n...