Skandali McGonigal/ Harry Bajraktari: Hetoni Edi Ramën, faktet kundër tij vijnë erë të keqe

Autori: Gazeta inFokus
18:07 | 06 March 2023
Veprimtari, biznesmeni dhe filantropisti shqiptaro-amerikan Harry Bajraktari ka reaguar sot për çështjen McGonigal.
Një nga zërat shqiptarë më të fuqishëm në botën amerikane, themeluesi dhe ish-botues i gazetës ‘Illyria’, i nderuar me shumë çmime mes tyre edhe Nderi i Kombit nga Presidenti i Shqipërisë, si dhe Dekorata e Thirrjes Presidenciale për Shërbim nga Shtëpia e Bardhë në SHBA bën apel për hetimin e kryeministrit Edi Rama, emri i të cilit ka dalë në aktakuzën e autoriteteve amerikane ndaj ish-zyrtarit të FBI-së Charles McGonigal.
Bajraktari thekson se nëse Rama nuk hetohet, populli do ta humbë besimin te institucionet ende pa mbaruar mirë reforma e drejtësisë.
Ai shton se është momenti që reforma në drejtësi të funksionojë dhe drejtësia të tregojë se sa është e pavarur.
Momenti që drejtësia në Shqipëri që të tregojë se sa është e pavarur
Nga Harry Bajraktari
Dita e shpalljes së padisë për zyrtarin e lartë të FBI-së, në SHBA ishte një ditë e trishtuar për Shqipërinë dhe demokracinë e saj.
Përzierja e drejtpërdrejtë apo edhe indirekte e kryeministrit Edi Rama, këshilltarëve apo të njohurve të tij në skema pagesash të paligjshme, ka bërë që Shqipëria të përflitet për keq. Emri i saj po lidhet me fjalën ‘korruptim’ përpara opinionit amerikan, në një kohë kur ka nevojë për reklamë të mirë, për investime nga jashtë për përkrahje për çështjen e Kosovës e të tjera.
Shpallja e padisë dhe fillimi i gjyqit kundër ish-eprorit të kundërzbulimit në Zyrën e FBI-së në New York, zotit McGonigal tregon se pavarësisht të gjithave sistemi i drejtësisë në SHBA funksionon. U krye një hetim ndaj një njeriu me shumë lidhje dhe gjykata do të vendosë nëse është fajtor.
I takon tani drejtësisë shqiptare të qartësojë nga pikëpamja e ligjit shqiptar nëse zyrtarët dhe qytetarët e Shqipërisë janë përzierë në korrupsion dhe kanë shkelur ligjin.
Rama ka thënë publikisht që e ka pasur mik McGonigalin. Nga padia del se miku i Ramës ka vendosur nën hetim një lobist të Partisë Demokratike. Gjithashtu miq të përbashkët të tyre kanë paguar deri në 225,000 dollarë zyrtarin e FBI-së.
Këto fakte vijnë erë e keqe. Kjo mund t’i kushtojë politikisht Edi Ramës në raportet e tij me Amerikën.
Mirëpo, vetëm organet e hetuesisë dhe gjykatat shqiptare mund të përcaktojnë nëse është shkelur vërtet ligji shqiptar.
SHBA ka investuar prej vitesh që të reformojë sistemin e drejtësisë në Shqipëri. Tani është momenti që reforma të tregojë frytet e saj. Synimi ka qenë gjithmonë që njerëzit më të fuqishëm të mos jenë sipër ligjit. Nuk ka provë më të mirë për SPAK-un dhe Byronë e Hetimeve sesa ky rast korrupsioni që prek edhe sigurinë e Amerikës për të dëshmuar pavarësinë si rezultat i reformës.
Kjo nuk është thirrje për ta futur në burg Edi Ramën, por thirrje që organet e drejtësisë të sigurohen që ligji shqiptar nuk është shkelur si u shkel ai amerikan.
Të dy Personat A dhe B, të cituar në paditë e ngritura ndaj zotit McGonigal janë shqiptarë, një prej tyre këshilltar i kryeministrit. Çdo vend me një sistem normal drejtësie do të fillonte një hetim zyrtar formal për t’u siguruar se nga ana shqiptare nuk ka shkelje ligji. Askush nuk duhet të presë që Amerika të vrapojë mbas shkelësve të ligjit tonë. Ajo ka investuar që Shqipëria të jetë vetë e zonja të ndëshkojë korrupsionin dhe krimin në vend. Nëse nuk është ky rasti për të vepruar atëherë kur është?
Opozita shqiptare tani dyshon se edhe shpallja ‘non-grata’ e ish-kryeministrit Sali Berisha është ndikuar nga niveli i korruptimit në nivele të tilla të larta apo se hetimi i lobimit nga Partia Demokratike ka qenë i motivuar politikisht. Si mund të ekzistojë besimi pa hetime që zbulojnë natyrën e plotë të pjesëmarrjes shqiptare në këtë histori?
Për më tepër, kjo nuk është hera e parë që shohim Edi Ramën, në një situatë të tillë. Disa vite më parë, një tjetër ‘mik’ i tij, përsëri nga Neë Jersey, pagoi 80,000 dollarë për bileta çift, për një darkë fondmbledhëse me kandidatin për President Barack Obama. Në vend të gruas mori me vete dhe futi në darkë Edi Ramën, i cili bëri një fotografi me Obamën, të cilën e shiti si provë bashkëpunimi në fushatën e tij të zgjedhjeve në Shqipëri.
Për mënyrën se si u bë, në SHBA ishte shkelje ligji. Ligji amerikan nuk lejon kontributet nga jashtë vendit në fushatat zgjedhore. Dhënia e parave, pjesëmarrja e mbarë procesi është i hapur dhe patrullohet rreptësisht. Shqiptari në fjalë u dënua me burg, ndonëse me kusht, në 2017, kurse një amerikan që i kishte ndihmuar të dy për kontributin e paligjshëm u dënua me katër muaj burgim shtëpie.
Gjykata u tregua në fakt shumë dorëlëshuar. Të gjithë rrezikonin disa vite burg.
Precedenti dëshmon një prirje nga zoti Rama për të shkelur ligjin apo vepruar në skajet e tij. Kryeministri ka thënë se hetimi në SHBA mbaroi dhe kush dyshohej për shkelje ligji është paditur. Por, hetimi në SHBA nuk merret me shkeljet e ligjit shqiptar, as me abuzimin e zyrës. Këto janë prerogativë të drejtësisë shqiptare.
Kam pritur më kot këto ditë për një deklaratë nga organet e drejtësisë në Shqipëri për anën e tyre të punës, për Ramën apo për këshilltarin e tij.
Një koment nga Ambasada Amerikane gjithashtu duhej të kishte dalë në media. Ambasadorja Yuri Kim ka qenë shumë e angazhuar me drejtësinë dhe ka premtuar se askush nuk do të jetë mbi ligjin. Tani është rasti për ta provuar këtë.
Hetojeni Edi Ramën dhe sigurojuni që nuk ka shkelje ligji nga ana e Shqipërisë si po bën edhe SHBA nga ana e saj.
Përndryshe populli do ta humbë besimin te institucionet ende pa mbaruar mirë reforma e drejtësisë.

Të tjera
-
Putin dhe Macron zhvillojnë bisedën e parë pas gati tri vjetësh, presidenti francez bën thirrje për armëpushim në Ukrainë
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, e zhvilloi një telefonatë “të rëndësishm...
-
Miratohet në Senat “Projektligji i madh dhe i bukur” i Trump
Pas pothuajse 27 orësh dhe 46 votave për amendamentet, republikanët e Senatit...
-
Takimi me Netanyahun javën e ardhshme, Trump jep detaje rreth temave që do të diskutohen
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, njoftoi të martën se do të ...
-
Nga sot nis mbulimi i policës kufitare për mërgimtarët, mund të merret falas në të gjitha pikat kufitare
Ministri në detyrë i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka njo...
-
Prattipati në 249-vjetorin e pavarësisë: E kuptojmë rrugëtimin e Kosovës – historia juaj ngjan me tonën
E ngarkuara me punë në Ambasadën e ShBA-së në Prishtinë, Anu Prattipati, ka t...
-
Shfaqej me ar*më në foto, Policia arreston një burrë në Shtime – i gjenden uniforma ushtarake në shtëpi
Policia e Rajonit të Ferizajt ka arrestuar një burrë në fshatin Reçak të Shti...
-
Rama njofton për nisjen e zbatimit të plotë të marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Italisë për pensionet
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar se nga sot ka nisur zbatimi ...
-
Kurti konfirmon pjesëmarrjen në takimin e thirrur nga presidentja: Kam marrë pjesë më herët e do të marrë edhe tash
Kryeministri në detyrë dhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka ko...
-
Rihapet rruga për në Merdare, përfundon bllokada e protestuesve serbë
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se rruga në drejtim të Pikë...
-
Serbët bllokojnë rrugën drejt Merdarës
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se të mërkurën, nga ora 18:...
-
S’respektuan urdhrat e policisë, arrestohen gjashtë persona në veri
Janë arrestuar gjashtë persona në veri të vendit, pasi të njëjtit nuk kanë re...
-
Rohde prezent në ceremoninë e ndërrimit të komandës gjermane të KFOR-it
Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde ka marrë pjesë në cere...