Sport

Skandal te Bayerni, dy futbollistët gjermanë sherr në fushë. Shkak bëhet… goli i Rashicës

Autori: Gazeta inFokus 11:19 | 16 December 2019

Skena jo shumë të këndshme ndodhën në pjesën e parë të ndeshjes së Bajernit me Verder Bremenin.

Joshua Kimish ishte shumë i irrituar me Zherom Boatengun në minutën e 24-t. Mesfushori bavarez godet me kokë shokun e tij të skuadrës dhe është dashur ndërhyrja e David Alabas që situata të mos degjeneronte në grushte.

Arsyeja? Edhe pse lojtari i kombëtares nuk i është përgjigjur gazetarëve të “Bild”, të cilët ditën e djeshme kanë kërkuar informacion më të detajuar për ngjarjen e ndodhur në fushën e lojës midis tij dhe Boatengut, e përditshmja gjermane shkruan se momenti që solli këtë situatë ishte pikërisht goli i Milot Rashicës, i cili dribloi dy herë ish-kampionin e botës, duke shënuar më pas në portën e Nojerit. Por, ky moment nuk ishte i vetmi, pasi Boateng kishte vështirësi të mëdha edhe pas golit, duke sjellë pakënaqësi te shokët e skuadrës dhe në veçanti Kimishit.

-Advertisement-

Një ngjarje që kaloi pa u vënë re nga tifozët gjermanë, të cilëve nuk iu dha asnjë pamje televizive. Është dashur fotografia e postuar nga “Bild” për të zbardhur ngjarjen. Kjo nuk është hera e parë që Kimish ngre tonet ndaj shokëve të skuadrës. 24-vjeçari kritikoi skuadrën edhe pas humbjes në Gladbah, duke thënë:

“Me paraqitje të tilla do të jetë e vështirë për të mbrojtur titullin. Nëse kjo nuk është e qartë për ne, atëherë duhet të ndërroj udhë. Nëse dikush mendon që në këtë sezon do të jetë më e lehtë se vitin e kaluar, duhet të mos zbresë në fushë”, tha Kimish.

Një deklaratë që u prit në heshtje nga lojtarët, të cilët reaguan menjëherë duke fituar dy ndeshjet e radhës, me Totenhemin dhe Verder Bremenin. Por Joshua duhet të bëjë kujdes, pasi situata të tilla mund të prishin harmoninë në skuadër.

Boateng ka fituar më shumë se ai dhe ka luajtur më shumë ndeshje për Bajernin, edhe pse forma e tij është jo ajo e mëparshme. Në skuadër duhet të respektohet hierarkia, edhe pse shenjat e para si lideri i skuadrës Kimish po fillon t’i japë që tani. Në ditët e ardhshme pritet edhe një reagim nga klubi për ngjarjen, e cila duket se do të kalohet në heshtje nga kampionët e Gjermanisë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…

Të tjera