Sport

Skandal në Rusi, sulmuesi i njohur: Të zinjtë nuk kanë vend në kombëtare!

Autori: Gazeta inFokus 10:43 | 20 March 2019

Sulmuesi i njohur rus, Pavel Pogrebnyak, është kritikuar ashpër në Rusi për shkak të komenteve të tij, të konsideruara raciste. Edhe këshilltari për të drejtat e njeriut i Vladimir Putin, Mikhail Fedotov, ka dalë me një deklaratë të fortë kundër futbollistit, i cili ka luajtur edhe në Premier League, për Fulham e Reading, gjatë karrierës së vet.

Tashmë 35-vjeçari nuk flet më me gola, sepse është në fundin e karrierës dhe po luan shumë pak tek Urali, ndaj ka zgjedhur të flasë në media dhe të krijojë debat të madh, duke sulmuar vendimin e federatës ruse për të natyralizuar

Mario Fernandes të CSKA-së apo sulmuesin Krasnodarit, Ari, të cilët kanë origjinë braziliane, por tashmë kanë marrë pasaportë ruse dhe janë bërë pjesë e kombëtares.Për Komsomolskaya Pravda, Pogrebnyak tha: “Nuk e kuptoj këtë, si mund të pajiset me pasaportë ruse Ari? Është qesharake të shohësh një lojtar të zi të përfaqësojë kombëtaren tonë.

-Advertisement-

“Mario Fernandes është lojtar i nivelit të lartë, por ne kemi edhe Igor Smolnikov në rolin e tij. Mund t’ia dalim mbanë shumë mirë pa të huaj”.

Reagimi i Mikhail Fedotov ishte i ashpër: “Besoj se çdo futbollist që luan mirë dhe ka nënshtetësi ruse ka të drejtë të luajë për kombëtaren. Ngjyra e lëkurës, syve, flokëve apo gjithçka tjetër, nuk ka asnjë domethënie. Kjo duhet të jetë e qartë për këdo”.

Pogrebnyak rrezikon 10 ndeshje pezullim për komentet e tij dhe ka reaguar edhe UEFA, duke e kritikuar, por presidenti i Uralit, Grigory Ivanov, i ka dalë në mbrojtje sulmuesit të tij: “Kemi 3 braziliane në kombëtare, jam kundër kësaj dhe mendoj se është e gabuar. Nuk e di çfarë ka thënë Pogrebnyak, nuk dua të komentoj, por mendoj se lojtarët e natyralizuar nuk duhet të luajnë në kombëtare”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…

Të tjera