Skandal: Martin Berishaj i merr zarfat me vota nga posta dhe i dërgon në ambasadë
Autori: Gazeta inFokus
15:02 | 06 February 2025
Një ndërhyrje e rëndë dhe e paprecedentë në procesin zgjedhor ka tronditur Komisionin Qendror Zgjedhor. Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, ka vepruar jashtë çdo procedure zyrtare duke marrë vetë të gjitha zarfet me fletëvotime nga posta dhe duke i dërguar në ambasadë. Ky veprim ka ngritur shqetësime serioze për mundësinë e manipulimit të votave të diasporës.
Në një takim online të organizuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) me përfaqësuesit diplomatikë të Kosovës në botë, vetë ambasadori Berishaj ka konfirmuar hapur se ka ndërhyrë në procesin e administrimit të votave të diasporës.
Sipas burimeve të besueshme të Infokusit që kanë marrë pjesë në këtë takim, Berishaj ka deklaruar se ka tërhequr personalisht të gjitha zarfet me vota nga posta dhe i ka dorëzuar në ambasadën e Kosovës në Kroaci, ku ai drejton misionin diplomatik.
Ky pranim publik ka shkaktuar alarm tek të pranishmit, veçanërisht tek përfaqësuesit e KQZ-së, të cilët janë përgjegjës për garantimin e integritetit të procesit zgjedhor. Dy burime të pavarura, të cilat ishin pjesë e këtij takimi, e kanë konfirmuar skandalin, duke shtuar se veprimi i ambasadorit përbën një shkelje të rëndë të procedurave zgjedhore dhe një rrezik të madh për manipulimin e votave.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka ngritur më herët shqetësimin për mundësinë e manipulimeve me votat e diasporës. Për këtë arsye, KQZ-ja ka organizuar trajnime shtesë me stafin diplomatik për të dhënë udhëzime të qarta mbi administrimin e procesit të votave jashtë vendit.
Në kuadër të këtyre përpjekjeve, KQZ-ja ka mbajtur edhe takimin e fundit online me ambasadorët dhe stafin tjetër diplomatik, ku është diskutuar rëndësia e respektimit të procedurave. Megjithatë, pranimi i ambasadorit Berishaj se ka ndërhyrë drejtpërdrejt në administrimin e votave ka ngritur dyshime të mëdha mbi mbarëvajtjen e procesit dhe ka vënë në pikëpyetje besueshmërinë e votave të diasporës.
Ky skandal ka ngritur një sërë pyetjesh mbi ligjshmërinë e veprimeve të ambasadorëve.
Ndërsa në lidhje me reagimet e shumta se mund të ketë keqpërdorime gjatë transportimit të materialeve për votat e diasporës para tre ditësh kishte reaguar edhe KQZ-ja.
Në sqarim KQZ-ja ka theksuar se bartja e materialeve nga posta do të bëhet përmes rrugëve tokësore nga zyrtarët e KQZ-së me ndihmën e ministrisë në krye me Donika Gërvallen.
“Pas shqetësimeve të ngritura në publik lidhur me transportimin e materialeve zgjedhore, përfshirë edhe pakot e fletëvotimeve nga votimi jashtë Kosovës, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e vlerëson të nevojshme të japë sqarimet e mëposhtme: Tërheqja e dërgesave postare nga kutitë postare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, si dhe dërgimi i materialeve zgjedhore në përfaqësi diplomatike, do të bëhet përmes rrugëve tokësore nga zyrtarët e KQZ-së, me ndihmën e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës. Kjo e fundit ka siguruar automjetet transportuese, të cilat do të drejtohen nga zyrtarët e saj. Deri më tani, në disa raste, KQZ ka tërhequr pakot me fletëvotime, të cilat janë dërguar për të qëndruar përkohësisht në përfaqësi të ndryshme diplomatike, respektivisht në dhomat e tyre të sigurisë, ku vëzhgohen vazhdimisht nga kamerat”, thuhet në sqarimin e KQZ-së.
Kujtojmë se ambasadori, Martin Berishaj ka qenë i përfshirë edhe në disa skandale të energjisë në lidhje me tregtinë energjetike. Në lidhje me këto të fundit, Berishaj është duke u hetuar nga Prokuroria Speciale e Kosovës./Gazeta Infokus
Kompania GEN mori 15 milionë euro nga Kosova, hulumtimet e Infokusi-t për Martin Berishajn që trazuan Dejona Mihajlin

T� tjera
-
Seanca nis me dy orë vonesë, në rend dite Ligji për Dhomat e Specializuara
Pas rreth dy orësh vonesë, ka nisur seanca e Kuvendit të Kosovës, e cila isht...
-
Rektori i fton në takim, studentët: Kërko falje, na ke krahasuar me regjimin serb
Parlamenti Studentor ka nisur protestën para Rektoratit të Universitetit të P...
-
Vëllai i Jakup Krasniqit shkon sërish pranë shtëpisë së tij, por nuk arrin ta takojë
Vëllai i Jakup Krasniqit nuk ka arritur as sot të takohet me të, ndonëse ka s...
-
Mbi një orë vonesë në Kuvend, ende nuk nis vazhdimi i seancës së së premtes
Edhe pse ishte paraparë të fillonte në orën 10:00, vazhdimi i seancës së Kuve...
-
“Ne jemi këtu, po këta ku janë?”, Ramadani reagon për vonesën e seancës
Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka reaguar lidhur me vonesën e nisjes së...
-
Kurti flet për vizitën e Jakup Krasniqit: Situatë e rëndë, është jashtëzakonisht e dhimbshme
Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka folur për vizitën e Jakup Krasniqit në ...
-
Përvetësoi me mashtrim 320 mijë euro, aktakuzë ndaj shtetases së Maqedonisë
Prokuroria Themelore në Ferizaj ka ngritur aktakuzë ndaj një shtetaseje të Ma...
-
“Shërbimet sociale nuk mbahen me premtime”, protestë në Prishtinë
Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF (me 35 organizata anëtare...
-
Hamza për Jakup Krasniqin: Proces i padrejtë, në këtë moshë ai do të duhej të ishte pranë familjes
Ish-kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka folur për vizitën e Jakup Krasniqit në...
-
Çitaku: Me Kurtin s’kemi dallime në përmbajtjen e Ligjit, por vetëm në procedurë
U.D. kryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku dhe ish-kreu i saj, Bedri Hamza, kanë z...
-
Ligji për Specialen, Abdixhiku s’flet për media
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, nuk është p...
-
Besnik Tahiri: Ligji për Gjykatën Speciale duhet të kalojë sot, besoj se votat janë siguruar
Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, ka deklaruar se Ligji për Gjykatën Specia...



























