Skandal: Drejtori i ri i KEK-ut ishte i suspenduar, kishte mbjellë grurë në 15 hektarë tokë të kontaminuar të korporatës
Autori: Gazeta inFokus 18:37 | 21 February 2024
Një skandal i madh kishte shpërthyer 11 vite më parë në Korporatën Energjetike të Kosovës, derisa në 15 hektarë tokë të kontaminuar ishte mbjellë kulturë bujqësore, përkatësisht grurë. Në mes të deponisë së hirit kishte filluar kultivimi i bukës së gojës. E këtë e kishte bërë hiq më pak se Bekir Gerguri, njeriu që këtë mërkurë u emërua drejtor në Korporatën Energjetike të Kosovës.
Kjo është kapje se jo mahi: Drejtori e zëvendësdrejtori i ri i KEK-ut direkt nga partia
Këtë e kishte bërë Bekir Gërguri dhe Azem Bytyqi, banor të fshatit Dardhishtë të komunës së Obiliqit, të afërt me zyrtarë të atëhershëm të Korporatës Energjetike të Kosovës.
Zona ku po rritet gruri, dyshohej se mund të ishte kancerogjene për shkak të pranisë së metaleve të rënda.
Krejt ky proces nuk i kishte ikur auditorit të brendshëm të KEK i cili i kishte bërë thirrje urgjente ministrisë së bujqësisë të marrë masa për këtë dukuri shqetësuese për sigurinë e shëndetit të qytetarëve.
Pikërisht Bekir Gërguri këtë të mërkurë u emërua drejtor në Korporatën Energjetike të Kosovës.
Përveç skandalit të mbjelljes së grurit në tokën e kontaminuar Bekir Gërguri ishte eshë kandidat për asmbleist në Fushë Kosovë, nga Lista e Vetëvendosjes në zgjedhjet lokale të vitit 2017.
Ky emërim është bërë menjëherë pas shkarkimit nga kjo pozite e u/d/ drejtorit, Përparim Kabashi. Për shkarkimin e Kabashit sikurse as për njoftimin e drejtorit të ri nuk kanë dashur të japin informata nga Korporata Energjetike e Kosovës të mërkurën.
Madje Gazeta Infokus mëson se emërimi i drejtorit të ri është kërkuar të mos publikohet aktualisht.
Ligji për Ndërmarrje Publike e ndalon rreptësishtë që në pozita drejtuese të këtyre ndërmarrjeve të emërohen njerëz politik. Me të njëjtin ligj vite më parë është larguar nga gara Blerand Stavilecin i cili kishte dashur të bëhej drejtor në këtë ndërmarrje. E për këtë më të zëshmit kishin qen njerëzit e VV që asokohe ishin në opozitë.
Përveç kësaj KEK-u është ndërmarrja publike që i ka prodhuar me se shumti skandale këtij pushteti.
Skandalet e shumta të shit-blerjes së energjisë elektrike ku u përfshi ambasadori i Kosovës në Slloveni, Martin Berisha e deri të dhjetëra dyshime për afera e korrupsion në tender që quan në arrestimin e ish-kryeshefit, Nagip Krasniqi. Kjo ndërmarrje ka bërë edhe shumë dallavere me rekrutimin e 120 njerëzve të afërt me ministra e deputet të partisë në pushtet, por që në fund pas shumë presionesh u anulua. /Gazeta Infokus/
Të tjera
-
Murati: Do të krijohet një institut i ri dhe një fond për pushimin prindëror dhe lehonave
Në konferencën për media ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran...
-
Murati tregon se kur pritet të ekzekutohen 100 eurot për fëmijët e pensionistët: S’ka nevojë për aplikim
Qeveria vendosi t’ua ndajë nga 100 euro fëmijëve (0-16 vjeç) e pensionistëve ...
-
Qeveria i ndan nga 100 euro për secilin pensionist dhe fëmijët deri në 16 vjeç
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, e ka mbajtur një konferencë për media bas...
-
Mbyllja e TikTok-ut në Shqipëri, reagon kompania kineze: Presim sqarime urgjente
Kompania kineze e rrjetit social, TikTok ka reaguar në lidhje me vendimin e q...
-
90% e prindërve kërkuan mbylljen e TikTok-ut, Rama publikon anketimin e bërë me prindërit
Kryeministri Edi Rama shprehet se 90% e prindërve janë dakord me mbylljen e T...
-
Rohde falënderon Kosovën për solidarizimin me Gjermaninë pas sulmit në Magdeburg
Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka falënderuar Kosovën për mesazhet...
-
Rriten pritjet te Dheu i Bardhë
Qendra për Menaxhimin Kufitar e Ministrisë së Punëve të Brendshme, ka njoftua...
-
“Mas vshtiri u kanë mas lüfte, u dasht mu kthy me mbledh niher familjen”- Historia më emocionuese që keni dëgjuar ndonjëherë
Bisnesmeni i suksesshëm shqiptar në Gjermani, Shahin Dervishaj, për herë të p...
-
PDAK thotë se Kurti emëroi një zëvendësministër që ishte i dënuar për keqpërdorim të fondeve
Partia Demokratike e Ashkalinve të Kosovës kanë thënë që kryeministri Kurti e...
-
Ndalohet për 48 orë një person në Prishtinë, u kap me kợkạḯnë- detaje nga Policia
Policia e Kosovës ka njoftuar se mbrëmë Antidroga ka ndaluar një veturë në rr...
-
“TikTok” mbyllet për një vit në Shqipëri, “The Guardian” jehonë vendimit të qeverisë
Qeveria e Shqipërisë bëri të ditur një ditë më parë se ka vendosur që të ...
-
Rrihen katër persona mes vete, njëri prej tyre e sulmon policin që intervenoi
Katër persona janë përfshirë në një rrahje në Ferizaj. Gjatë intervenimit ...