Sjelljet e njerëzve që vuajnë nga ankthi

Autori: Gazeta inFokus
10:42 | 30 April 2020
Nëse prireni të shqetësoheni, ka shumë mundësi ta keni konsideruar tashmë nëse vuani apo jo nga ankthi.
Por predispozita për të menduar që bota do të rrënohet nëse grisni padashje këmishën që keni veshur në punë, nuk është detyrimisht e vetmja mënyrë për të kuptuar nëse keni ndonjë çrregullim të përgjithshëm me ankthin. Në fakt, ka shumë zakone të vogla të cilat më parë nuk do e kishit menduar që kanë lidhje me ankthin.
Sipas Health, është mëse normale të shqetësoheni një herë në kaq.
Për shembull, të folurit në publik ose mungesa e stabilitetit financiar mund t’i bëjë njerëzit me ankth dhe kjo është normale të ndodhë.
Për disa njerëz, nga ana tjetër, ankthi është kaq dominues, saqë u bëhet pjesë e jetës. Pavarësisht se të folurit me psikologun apo një doktor në lidhje me ankthin është hapi i parë drejt përpjekjeve, ka gjithnjë mënyra për të kuptuar nëse ankthi është në fakt shqetësimi juaj përpara se të keni lënë një takim. Nuk është shumë e lehtë të kuptohet nëse vuani nga ankthi, pasi ekzistojnë një sërë formash të tilla si, atak paniku, fobi, ankthi nga grupimet dhe nga ana tjetër njerëzit ankthiozë janë shumë-funksionalë.
Por nëse keni një dyshim që mund të vuani nga ankthi, hidhuni një sy këtyre 9 zakoneve që në fakt janë shenja treguese. Nëse realisht ndiheni sikur keni nevojë të konsultoheni, lini një takim me mjekun.
1. I lini frikërat të drejtojnë gjërat që bëni çdo ditë
Sipas Reader’s Digest, të ndërtuarit të jetës sipas frikërave tuaja është një ndër shenjat e ankthit. Ata që vuajnë nga ankthi ka shumë mundësi të mos e kuptojnë pasi ndërkohë po e ndërtojnë jetën në bazë të frikërave të tyre. Ata nuk përpiqen të kuptojnë se çfarë i shqetëson apo i frikëson. Mund të ndihen mirë në përgjithësi, por në fakt shumë situata i shmangin, madje pa e kuptuar. Kështu fillon ankthi dhe vijon të shterojë aftësinë e njerëzve për ta jetuar jetën në maksimum.
2. Ndieni simptoma fizike
Zakonisht, njerëzit e lidhin ankthin me çrregullime të shëndetit mendor siç mund të jenë: të shqetësuarit më shumë nga sa është e nevojshme, por ankthi mund të shfaqë edhe me simptoma fizike. Sipas Klinikës Mayo, simptomat e zakonshme të ankthit përfshijnë ritëm kardiak të shpejtë, djersitje të tepruar, dridhje të gjymtyrëve dhe shqetësime të aparatit tretës. Nëse përjetoni një nga këto shqetësime vazhdimisht, mund të keni një formë të padiagnostikuar të ankthit.
3. Përqendroheni në të qenit perfektë
Ata të cilët e kanë ankthin të lidhur me ndjenjën e perfeksionit, përgjithësisht kanë pritshmëri aspak realiste në lidhje me jetët e tyre. Sipas Psychology Today, ekziston një trekëndësh vicioz mes perfeksionizmit, ankthit dhe depresionit. Kjo është praktikisht, paaftësia për ta përfunduar një detyrë pasi kërkohet vazhdimisht që të jetë perfekte.
4. Vuani nga pagjumësia
Sipas një artikulli të Reader’s Digest, kur pagjumësia fillon të bëhet e rregullt, mund të shërbejë si shenjë identifikuese e ankthit. Megjithëse nuk është e pazakontë të kesh ndonjë natë të tillë herë pas here, pasi ndodh që të përjetojmë shqetësime të çfarëdoshme në jetë, pagjumësia kronike mund të jetë ndër zakonet treguese të ankthit.
5. Nuk arrini dot të qetësoheni
Disa njerëz thjesht shqetësohen, por paaftësia për t’u qetësuar është një shenjë e ankthit, sipas SheKnows. Nëse po shqetësoheni më shumë se zakonisht dhe nuk mundeni të qetësoheni më pavarësisht rrethanave, kjo do të thotë që ka një ndryshim mes të shqetësuarit dhe të përjetuarit të ankthit.
6. Kërkoni aprovim për gjithçka
Sipas një artikulli të Bustle, ata që vuajnë nga ankthi kanë nevojë që të tjerët t’i bëjnë të mendojnë në mënyrë racionale dhe për këtë arsye kërkojnë vazhdimisht aprovim. Tipikisht, personi ankthioz ka nevojë të kuptojë që është në rregull.
7. Shqetësoheni vazhdimisht në lidhje me faktin që jeni të shqetësuar
Na thuhet vazhdimisht që e vrasim mendjen shumë për gjërat sepse është një shprehje tipike për të dalë nga situata. Por të qenurit të shqetësuar për faktin që jemi të shqetësuar është një shenjë e ankthit. Nëse harxhoni shumë kohë për të proçesuar këtë mendim atëherë realisht duhet të konsideroni shenjat e ankthit të mundshëm.
8. Keni sjellje obsesive
Sipas një artikulli të Health, disa njerëz që vuajnë nga ankthi mund të jenë diagnostikuar gjithashtu me OCD. Kjo ndodh kur mendimet tuaja obsesive shoqërohen edhe me veprime po aq obsesive, siç mund të jenë të menduarit të shprehjes “gjithçka do të jetë mirë” sërish dhe sërish ose te pastruarit pafund të duarve. Mund t’i vini re te vetja këto veprime.
9. Nuk ju mban vendi
Të reaguarit ndaj çdo zhurme të vogël mundet ndonjëherë të jetë shenjë e ankthit. Nëse ndiheni në këtë mënyrë edhe gjatë kohës suaj të relaksit, kjo mund të jetë një shenjë e çrregullimeve me ankthin.

Të tjera
-
Moti me diell në vikend, IHMK kërkon kujdes për fëmijët dhe personat me sëmundje kronike
Këtë vikend do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta. Instituti Hid...
-
Trump për përmbytjet në Teksas: 135 të vde*kur, dhjetëra fëmijë të zhdukur, situatë që nuk e kam parë kurrë
Presidenti amerikan Donald Trump sapo ka përditësuar bilancin tragjik në Teks...
-
Zbulohen pesë emigrantë të paligjshëm në një rimorkio kamioni në Terminalin Doganor në Ferizaj
Sot, më datë 11.07.2025, rreth orës 16:00, policia ka pranuar një informatë s...
-
Gazetari Dakaj: BIRN i Jeta Xharrës ka marrë mbi 2 milionë euro nga RTK
Në një reagim të publikuar në profilin e tij zyrtar në Facebook, gazetari dhe...
-
Realizohet Kursi i Liderit Luftarak, ushtarët e FSK-së pajisen me aftësi praktike dhe njohuri taktike
Forca e Sigurisë së Kosovës ka bërë të ditur se në Komandën e Doktrinës dhe S...
-
Përgjimet e reja të Bllacës:”Nëse s’më ndihmon EULEX-i, më ndihmojnë serbët – viktimat janë të tyre”
Përgjimet e publikuara në ‘Debat Plus’ dëshmojnë se Zdenka Pumper jo vetëm që...
-
Meriton Mjekiqi dhe vëllai i tij në kërkim policor për “sul*m të rëndë”
Moderatori Meriton Mjekiqi dhe vëllai i tij janë në kërkim policor. Siç më...
-
Dardan Berisha, kandidat i PDK-së për kryetar të Suharekës
Partia Demokratike e Kosovës ka prezantuar Dardan Berishën, si kandidat për k...
-
Trump tha se parandaloi një su*lm nga Serbia – Osmani e konfirmoi, NATO s’ka koment
Presidenti amerikan, Donald Trump, në disa paraqitje të tij publike ka përmen...
-
Kos: Srebrenica, plagë e thellë në historinë evropiane
Komisionerja për Zgjerimin e Bashkimit Evropian, Marta Kos, ka përkujtuar vik...
-
Mori kritika të shumta, RTK i ndalë komentet te reagimi i Blerim Haxhiajt
Publikimi i reagimit të gazetarit Blerim Haxhiaj pasi përfitoi financiarisht ...
-
Ambasadori i SHBA-së në NATO në Ambasadën e Kosovës në Bruksel, Bajrami tregon çka folën
Ambasadori i Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami, ka pritur sot në një takim ko...