Sivjet pa raste të reja te braktisjes së fëmijëve, SOS fshati po punon ne parandalim
Autori: Gazeta inFokus 13:58 | 16 October 2022
Në SOS Fshatrat e Fëmijëve gjatë këtij viti nuk ka pasur raste të reja të pranimit të fëmijëve, ndërkohë që dy fëmijë tjerë janë marrë në adaptim. Në disa vende të Kosovës, po tentohet që të parandalohet braktisja e 700 fëmijëve, të cilët janë në rrezik që të mbesin pa përkujdesje. Ndërsa 34 fëmijë të braktisur nga prindërit, tashmë po jetojnë në një ‘familje’ më të madhe. Kështu thotë për KosovaPress udhëheqësi i Kujdesit Alternativ në SOS Fshatrat e Kosovës, Besnik Peci. Ai shton se 5000 fëmijëve dhe nënave u anë ofruar shërbime, me qëllim që të parandalojnë braktisjen.
Gjatë vitit 2022, Policia e Kosovës ka evidentuar 70 raste të keqtrajtimit apo braktisjes së fëmijës.
“Bazuar në të dhënat e Sistemit Informativ te PK-së, për numrin e rasteve të raportuara nga Neni 243* Keqtrajtimi apo braktisja e fëmijës janë si në vijim: Gjatë vitit 2021 janë braktisur 98 fëmijë, ndërkaq gjatë periudhës janar-shtator 2022, 70 fëmijë”, thuhet në përgjigjen e Policisë së Kosovës.
Udhëheqësi i Kujdesit Alternativ në SOS Fshatrat e Kosovës, Besnik Peci tregon për KosovaPress se gjatë këtij viti nuk ka pasur raste të reja të pranimit të fëmijëve.
“Në SOS Fshatrat e Fëmijëve e Kosovës aktualisht i kemi 34 fëmijë, në të cilat janë të vendosura tetë SOS familje, në të cilat ne i kemi krijuar dhe i kemi dizajnuar dhe i kemi përgatitur që ata me u rrit dhe të zhvillohen. Ndërsa, i kemi edhe 12 fëmijë të cilët aktualisht që janë pjesë e programit gjysmë-pavarësimit. Këto janë shifra aktuale, ndërsa qysh nga viti 2022 ne i kemi pasur 41 fëmijë të cilët kanë përfituar prej kujdesit afatgjatë dhe 15 fëmijë që janë pjesë e programit gjysmëpavarësimit”, thotë Peci për KosovaPress.
SOS Fshatrat e Fëmijëve të Kosovës ofrojnë programin mbështetës për të rinjtë, të cilët e arrijnë moshën e pjekurisë, moshën 18-vjeçare.
“Në rastet në të cilat kanë qenë të vendosura tek ne, por gjatë vitit 2022 kanë kaluar në procesin e adaptomit, i kemi dy raste që kanë kaluar gjatë vitit 2022. Dhe si rrjedhojë numri prej 36 ka rënë në 34 dhe aktualisht i kemi 34 fëmijë”, tregon ai.
Në SOS Fshatrat e Fëmijëve, aktualisht nuk po strehohen foshnja . Mirëpo që nga viti 2001 e deri para dy vitesh, rreth 500 foshnje janë strehuar në këto objekte.
Peci në intervistën për KosovaPress tregon se janë edhe me qindra raste të reja qe po mbështeten me qëllim që të prandalohet braktisja.“Përmes programeve të tjera, kryesisht programit të fuqizimit të familjes në Prishtinë, Graqanicë, Fushë Kosovë ne i mbulojmë afërsisht 700 fëmijë të tjerë, të cilët janë në rrezik të humbjes së kujdesit prindëror. Punojmë me familjet e tyre, në atë mënyrë që të redukojmë braktisjen. Këto projekte që i përmenda janë duke bërë që disa vjet, janë duke funksionuar dhe vepruar në Kosovë. Dhe si rrjedhojë, rezultatet e kësaj prevalenca shihen për shkak se është punuar shumë në parandalim”, deklaron Peci.
Ai shprehet se për të reduktuar numrin e braktisjes së fëmijëve, vitin e kaluar kanë filluar me një projekt të ri që është njësia e “Nënës dhe Foshnjës” edhe përmes kësaj njësie.
“Afërsisht ne kemi pasur afër 5000 mijë të cilët kemi mbërritur me ju ofrua shërbime dhe t’i strehojmë këtu së bashku me nënat e tyre… Rrjedhimisht përmes programit “Mother and Child” ne kemi mbërrirë që të reduktojmë numrin e braktisjeve sepse po qe se ato gra nuk do të kishin marrë shërbimet të cilat ne i kemi ofruar, potencialisht do të ishin në rrezik ata fëmijë që të braktisen”, ka përfunduar Peci./kp/
Të tjera
-
Bedri Hamza lagje pas lagjje në Prizren: Shpresë, entuziazëm dhe angazhim kudo për Kosovën që mundet ma mirë
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, sonte ka takuar qytetarë të...
-
Maqedonci në ShBA: Takime për fuqizimin e mbrojtjes mes dy vendeve
Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci bashkë me komandantin e Forcës së Siguris...
-
Publikohen fletëvotime të plotësuara në rrjetet sociale, Prokuroria po merret me rastin
Fotografi e video të fletëvotimeve për zgjedhjet e 9 shkurtit janë shpërndarë...
-
Memli Krasniqi nderon me mirënjohje Post Mortem profesorin Sabahajdin Cena në dy vjetorin e vdekjes
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi në dyvjetorin e ndarjes nga jeta të atdheta...
-
Daut Haradinaj: Gjakova i jep kuptimin e plotë numrit 137
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), D...
-
Haradinaj për Kurtin: Më i keq se mosmirënjohësi nuk ka
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, e ka quajt...
-
Përfundon dëshminë eksperti i ADN-së në rastin e ish-krerëve të UÇK-së
Ka përfunduar dëshminë dëshmitari William Goodwin i cili gjatë fundit të dësh...
-
Një muaj paraburgim ndaj personit që dyshohet se kërcënoi Kurtin – çka thuhet në vendimin e Gjykatës?
Gjykata Themelore në Mitrovicë ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje...
-
Tubim i madh i koalicionit AAK-NISMA në Gjakovë
Ka nisur tubimi zgjedhor në Gjakovë i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe p...
-
Zotimi i parë i Bedri Hamzës është shumë zhvillim, më pak tatime
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka prezantuar projektet e t...
-
Memli Krasniqi: S’kam ndier energji të tillë ndër vite, Bedri Hamza po na prin drejt fitores
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka ndarë ent...
-
Zgjedhjet e 9 shkurtit, Shefi i NATO-s: Jemi në kontakt me Kosovën dhe Serbinë për të siguruar që të mos çojnë deri te destabilizimi
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha se aleanca ushtarake perën...